Të nderuar konsumatorë,
K.R.M. "Çabrati" Sh.A., bazuar në plotësim ndryshimin e Vendimit të Qeverisë për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve, ju njofton që nga sot datë 01.04.2020, portoarka e ndërmarrjes do të funksionojë sipas orarit të rregullt të punës nga ora 08:00 - 16:00, nga dita e Hëna deri të Premten, kurse ditën e Shtunë nga ora 09:00 – 13:00.
Duke qenë që jemi kompani vetëfinancuese, ofrimi i shërbimeve, mbajtja e pastërtisë së qytetit në kohë pandemie dhe funksionimi me rregull i Kompanisë varen direkt nga pagesat e konsumatorëve, andaj marrë parasysh situatën në të cilën gjindemi dhe vështirësitë e krijuara financiare për shkak të mospagesave, i’u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kryejnë obligimet e tyre ndaj Kompanisë në mënyrë që shërbimi të jetë i rregullt dhe pa pengesa.
Përveq portoarkës së Ndërmarrjes pagesat e faturave mujore mund ti kryeni edhe në të gjitha pikat e shitjes së Postës së Kosovës në Gjakovë si dhe përmes xhirollogarive bankare.
• 1402 0000 0176 5723 Banka Ekonomike;
• 1704 0010 1045 5078 NLB Banka;
• 1505 0010 0178 2461 Raiffeisen Bank;
• 2018 0000 0270 9676 TEB Banka;
• 1140 1523 8000 0129 PCB Banka;
Lusim konsumatorët të cilët pagesat i kryejnë përmes llogarive bankare, në mënyrë që të evidentohen saktë, të përshkruajnë kodin apo emrin e plotë të faturës.