Sektori Shitjes së K.R.M. “Çabrati” Sh.A., në kuadër të procesit të punës ditën e sotme ka përgaditur faturat e muajit Prill 2020 për kategorinë e amvisërisë dhe biznesit të vogël, si dhe ka kryer procesin e ngarkimit të inkasantëve me fatura, ku të njëjtit janë pajisur edhe maska dhe doreza të cilat do ti përdorin gjatë punës në teren.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, marrë parasysh natyrën e punës inkasantët e ndërmarrjes kanë qenë të liruar nga detyra që nga data 16 Mars 2020 e deri më sot, andaj ju njotojmë që nga dita e sotme të njëjtit do të fillojnë punën me orar të rregullt, ku do të bëjnë shpërndarjen e faturave si dhe inkasimin e mjeteve.
Gjithashtu shfrytëzojmë rastin t’iu bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të përmbushin obligimet e tyre ndaj kompanisë, në mënyrë që ofrimi i shërbimit të jetë i rregullt dhe pa pengesë, pasi që puna e ndërmarrjes varet direkt nga të hyrat e inkasuara kundrejt shërbimeve të ofruara.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
K.R.M. “Çabrati” Sh.A.
01 Maj 2020