• Shqip (SH)
  • Serbian (SR)
  • English (UK)

Kompania Regjionale e Mabeturinave Çabrati Gjakovë

  • Fillimi
  • Lajmërime
  • Për Çabratin
    • Historiku
    • Statuti i Kompanisë
    • Organizimi
    • Kontakt
    • Politika e Privatësisë
  • Dokumente
  • Konkurset & Njoftimet
  • Prokurimi
  • Kontakt
  • Aplikacioni për Punësim

Njoftim 01.05.2020

Publikuar më 01 Maj 2020
Të nderuar konsumatorë,
Sektori Shitjes së K.R.M. “Çabrati” Sh.A., në kuadër të procesit të punës ditën e sotme ka përgaditur faturat e muajit Prill 2020 për kategorinë e amvisërisë dhe biznesit të vogël, si dhe ka kryer procesin e ngarkimit të inkasantëve me fatura, ku të njëjtit janë pajisur edhe maska dhe doreza të cilat do ti përdorin gjatë punës në teren.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, marrë parasysh natyrën e punës inkasantët e ndërmarrjes kanë qenë të liruar nga detyra që nga data 16 Mars 2020 e deri më sot, andaj ju njotojmë që nga dita e sotme të njëjtit do të fillojnë punën me orar të rregullt, ku do të bëjnë shpërndarjen e faturave si dhe inkasimin e mjeteve.
Gjithashtu shfrytëzojmë rastin t’iu bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të përmbushin obligimet e tyre ndaj kompanisë, në mënyrë që ofrimi i shërbimit të jetë i rregullt dhe pa pengesë, pasi që puna e ndërmarrjes varet direkt nga të hyrat e inkasuara kundrejt shërbimeve të ofruara.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
K.R.M. “Çabrati” Sh.A.
01 Maj 2020

Njoftim 29.04.2020

Publikuar më 29 Prill 2020
Njoftojmë të gjithë konsumatorët e saj se për nder të Ditës Punëtoreve me datën 1 Maj 2020 (e Premtë), do të jetë ditë pushimi dhe shërbimi nuk do të kryhet.
 
Lusim konsumatorët tek të cilët bëhet mbledhja e mbeturinave ditën e Premte, që mos të nxjerrin mbeturinat jashtë oborreve apo hapësirave tjera.
Ndërsa nga data 4 Maj 2020( E Hëne), kompania do te vazhdojë veprimtarinë e saj me orarin e zakonshëm të ditës Hëne.
 
Ju faleminderit në mirëkuptim
 

Thirrje për pagesë të faturave

Publikuar më 27 Mars 2020

Konsumator te nderuar!

Deri me tani nuk ka asnje vendim nga ana e Qeverise se Republikes se Kosoves, permes se cilit qytetaret lirohen nga pagesat e faturave ndaj institucioneve publike.

Vazhdo leximin: Thirrje për pagesë të faturave

Njofim për konsumatorë 01.04.2020

Publikuar më 01 Prill 2020

Të nderuar konsumatorë,

K.R.M. "Çabrati" Sh.A., bazuar në plotësim ndryshimin e Vendimit të Qeverisë për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve, ju njofton që nga sot datë 01.04.2020, portoarka e ndërmarrjes do të funksionojë sipas orarit të rregullt të punës nga ora 08:00 - 16:00, nga dita e Hëna deri të Premten, kurse ditën e Shtunë nga ora 09:00 – 13:00.

 

Duke qenë që jemi kompani vetëfinancuese, ofrimi i shërbimeve, mbajtja e pastërtisë së qytetit në kohë pandemie dhe funksionimi me rregull i Kompanisë varen direkt nga pagesat e konsumatorëve, andaj marrë parasysh situatën në të cilën gjindemi dhe vështirësitë e krijuara financiare për shkak të mospagesave, i’u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kryejnë obligimet e tyre ndaj Kompanisë në mënyrë që shërbimi të jetë i rregullt dhe pa pengesa.

 

Përveq portoarkës së Ndërmarrjes pagesat e faturave mujore mund ti kryeni edhe në të gjitha pikat e shitjes së Postës së Kosovës në Gjakovë si dhe përmes xhirollogarive bankare.

 

• 1402 0000 0176 5723 Banka Ekonomike;
• 1704 0010 1045 5078 NLB Banka;
• 1505 0010 0178 2461 Raiffeisen Bank;
• 2018 0000 0270 9676 TEB Banka;
• 1140 1523 8000 0129 PCB Banka;

 

Lusim konsumatorët të cilët pagesat i kryejnë përmes llogarive bankare, në mënyrë që të evidentohen saktë, të përshkruajnë kodin apo emrin e plotë të faturës.

Njoftim 17.03.2020

Publikuar më 17 Mars 2020

Për shkak të situatës së krijuar, Sektori i Shitjes së K.R.M "Çabrati" Sh.A, njofton të gjithë konsumatorët se pagesat e faturave mund ti kryejnë çdo ditë në arkën e Ndërmarrjes nga e Hëna deri të Premten me orar të reduktuar, nga ora 08:00 deri në ora 13:00, kurse shërbimi i pagesave ditën e Shtunë pezullohet përkohësisht deri në një njoftim të radhës.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Njoftim 17.03.2020

Artikuj tjerë...

  • Njoftim 16.03.2020
  • Rishpallje - Konkurs për Kryeshef Ekzekutiv
  • Anulohet Konkursi për Kryeshef të KRM Cabrati
  • Konkurs për Kryeshef Ekzekutiv

Page 20 of 37

  • Paraprake
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • Pasuese
  • End
  • Lajmërime

Dokumente

  • Vendimi per tarifat e grubullimit te mbeturinave me nr.35609 - 2026
  • Plani i Biznesit për vitin 2026
  • Raporti vjetor Janar-Dhjetor 2024
  • Rregullore për Inkasantë dt. 25.03.2025
  • Plani i Biznesit 2025
  • STATUTI I SHOQËRISË AKSIONARE -KRM CABRATI dt. 08.10.2024
  • Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Raporti i Auditorit te pavarur dhe pasqyrat financiare më dhe për vitin e mbyllur më 31.12.2023
  • Raporti Vjetor Janar-Dhjetor 2023
  • Planifikimi Prokurimit per vitin 2024

Arkiv

  • Dhjetor, 2017
  • Nëntor, 2017
  • Maj, 2017
  • Prill, 2017
  • Mars, 2017
  • Janar, 2017
  • Gusht, 2016
  • Korrik, 2016
  • Prill, 2016
  • Shkurt, 2016

Vegëza

  • Webmail Cabrati
  • GPS Login
  • Webmail
  • Gjakova Komuna

Lajmet e Fundit

  • Aplikacion për Punësim
  • Konkurs - Zyrtar/e për arkivim
  • Njoftim me Ftesë për test me shkrim për pozitën - Inkasantë
  • (Përmirësuar) Njoftimi për përzgjedhje per pozitën Shofer i katergorisë C
  • Njoftimi për përzgjedhje për pozitën 4 Punëtor Fizik
  • Rishpallje e konkursit për Inkasant
  • Anulimin i kunkursit për poziten Inkasant

 

Top
Copyright © KRM Cabrati 2026 All rights reserved. Custom Design by Youjoomla.com
Lajmërime