Veprimtarinë ndërmarrja së pari e ka filluar punën me 1951, kur pranë Komunës se qytetit te Gjakovës është formuar Enti për pastrimin e qytetit me emrin “ E R E N I K U “.
Veprimtaria e Entit ka qenë: pastrimi dhe bartja e mbeturinave. Selia ishte tek shtëpia e Shaqir Currit, ( tani tek familja Batalli), rruga “Skenderbeu”. Numri i punëtorëve ne atë kohe ka qene afro 20. Burimi i financimit te Entit ka qene nga buxheti i Komunës. Enti si i tille ka ekzistuar deri ne vitin 1956.
Me vitin 1957 nga ky Ent, është formuar një etnitet tjetër ( me transformim është themeluar si si ndërmarrje e veçantë me transformim), kjo ka ndodhur kur ka hy sistemi i vetëqeverisjes në fuqi. Emërtimi i ndërmarrjes ka qene “BELI DRIM”. Selia e ndërmarrjes ka mbet po ajo e vitit 1956. Ndërmarrja veprimtarin kryesore ka pasur “ Pastrimin dhe Bartjen e Mbeturinave”, “Mirëmbajtjen e Banesave” dhe si njësi është formuar “Transporti”, ( veprimtaria e saj kryesisht është kryer me këto mjete: 6 qerre me kuaj, dhe dy kamion një “Pionir” dhe tjetri “Shoferlet”), po ashtu edhe njësia “Ndërtimi i Ulët” ( kjo njësi ka bërë ndërtimin e banesës se parë shoqërore / banesa e
Shani Ismajl Rexhepit). Ndërmarrja veprimtarin kryesisht e ka ushtruar me vetë financim dhe në bazë të kontratës me Komunën. Numri i punëtorë kanë qenë 35. Me këtë emër ka vepruar deri me 1971. Vlen të përmendet se gjate kësaj kohe ndërmarrja ka bërë shitjen e zhavorrit për nevojat e ndërtimit te aeroportit ne Sllatinë te Prishtinës.
Ne vitin 1971 është bërë ri organizim dhe ndryshime në emërtimin e firmës në Organizata Komunale “ÇABRATI” ( për herë të parë me këtë emër). Organizata punuese në kuadrin e vet ka pasur shumë OTHPB-ar dhe atë: OTHPB:”Pastrimi”, ”Banesat”, ”Ndarja e Trojeve”, “Ndërtimtaria dhe Zejtaria”, ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, “Tregu” dhe “Gjelbërimi dhe Varrezat”. Selia e Organizatës ka qenë tek Këshilli i vjetër ( Çarshia e Madhe). Organizata ka pasur të punësuar afro 87 punëtorë të rregullt, dhe punëtor sezonal prej 140 deri ne 160.. Veprimtaria kryesisht është ushtruar me vete financim dhe kontrata me Komunën.
Me 1975 nga organizata janë ndarë OTHPB-të “Organizata për Banesa” dhe “Organizata për ndarjen e Trojeve”. Organizata si e tille ka mbetur deri me 1986.
Me 1986 është formuar Organizata punuese me tre OTH.- re. dhe atë: “Shërbimet e Përbashkëta”, ”Shërbimet Komunale Publike” dhe “Ndërtimtaria e Zejtaria”. Ne kuadër të “Shërbimeve Komunale Publike” kanë ekzistuar katër njësi punuese dhe atë: “Pastrimi”, “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, “Tregu”, dhe “Gjelbërimi dhe Varrezat”. Drejtorë ka qene Besim Bakija. Selia ka qenë ne Rr.”Nëna Terezë”. Veprimtaria kryesisht është kryer nga vetëfinancimi dhe ne bazë të kontratës me Kuvendin Komunal, gjer ne vitin 1988.
Me 1988 në Nëntorë ish OP.”Cabrati” ne Gjakove, është shthurur. OTH.”Shërbimet e Përbashkëta” është shuar, kurse nga dy OTH-të të saja janë formuar: dy Ndërmarrje te veçanta, dhe atë: “Shërbimet Komunale Publike” kanë marr emrin Organizata Punuese
Komunale ”Çabrati”, kurse “Ndërtimtaria e Zejtaria” ka marrë emrin Ndërmarrja Ndërtimore.”9 Nëntori”. Me 1988 Ndërmarrja OPK”Çabtrati” ka ndërruar edhe selinë e saj dhe ajo ka qene në rrugën “Mazllom Lakuci” ku gjendet edhe sot.
Në vitin 1990 deri 1999 nga Organizatë, merr emërtimin si Ndërmarrje Komunale Publike. Me 1993 Njësia e saj “Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ me iniciativë dhe vendim Komunal, është ndarë veprimtaria “Ujësjellësi”, dhe e njëjta ju ka bashkangjitur NSH. Hidrosistemi “Radoniqi” ne Gjakove. Ndërmarrja veprimtarin e ka ushtruar me vetë financim dhe nga kontrata për pune komunale me KK .te Gjakovës.
Gjatë periudhës së luftës Ndërmarrja ka arritur që të jap kontribut në ndihmë popullatës sipas kushteve dhe nevojave që ka kërkuar koha.
Në Qershor të vitit 1999 (pas çlirimit), ndërmarrja ka qenë e plaçkitur tërësisht me pajisje dhe e shkatërruar nga vjedhja e pajisjeve, e mjeteve të punës dhe dokumentacioneve. Pas luftës ndërmarrja menjëherë ka filluar veprimtarin e saj në këto drejtime: pastrimin e gërmadhave të luftës në bashkëpunim me pjesëtaret e UÇK-së, pastaj me qeverinë e përkohshme dhe është arritur sa do pak zbutja e situatës emergjente dhe njëkohësisht ka filluar të ushtroj veprimtarin primare grumbullimin e mbeturinave dhe punët tjera publike si veprimtari sekondare .
Nga viti 2000 deri 2008, Ndërmarrja ka marrë karakterin e ndërmarrjes publike dhe pagat janë financuar nga UNMIK-u . Kjo ka zgjatur deri me 2001, kur këto ndërmarrje pastaj i ka mbikëqyr dhe janë udhëhequr nga AKM-ja e cila ka themeluar Bordet Mbikëqyrëse dhe ka zgjedhur edhe stafet drejtuese. Me 14.04.20006 AKM-ja me Marrëveshje, Njësinë “Kanalizimi” nga NPR.”Çabrati” ka kaluar tek NSH.Hidrosistemi “Radoniqi” në Gjakovë.
Që nga 01.01. 2008 kompania funksionon si shoqëri aksionare dhe merr emërtimin si: KRM”Çabrati” SH.A. Gjakovë, kjo është bërë pas përfundimit të procesit të Koorporatizimit, (Korporatizimin e ka kryer kompania konsulente Gjermane POHL CONSULTING ASSOCATES Gmbh Berlin). Pronare e Kompanisë është Komuna , ( me 100% të aksioneve) dhe përmes trupave si: Komisionit Komunal i Aksionarëve, Bordi Drejtorëve dhe Stafit Menaxhues bëhet mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e Kompanisë.