• Shqip (SH)
  • Serbian (SR)
  • English (UK)

Kompania Regjionale e Mabeturinave Çabrati Gjakovë

  • Fillimi
  • Lajmërime
  • Për Çabratin
    • Historiku
    • Statuti i Kompanisë
    • Organizimi
    • Kontakt
    • Politika e Privatësisë
  • Dokumente
  • Konkurset & Njoftimet
  • Prokurimi
  • Kontakt
  • Aplikacioni për Punësim

Njoftim për qytetarët

Publikuar më 07 Prill 2017

Kompania “Çabrati”sh.a.Gjakovë njofton qytetarët, se me rastin e festës shtetërore të Ditës së Kushtetutës ditën e Hënë datë 10.04.2017 do të kemi në teren ekipet e kujdestarisë vetëm për rruget kryesore të qytetit si  rr. Nena Tereze dhe rr. Skenderbeu.

 Kompania lut qytetarët që në këtë ditë të mos i nxjerrin mbeturinat para shtëpive sepse shërbimi I planifikuar për ekonomite familjare per kete dite do të kryhet gjatë ditëve në vijim.  

 Ju faleminderit për mirëkuptim

Njoftim mbi kandidatin për Bordin Drejtues

Publikuar më 08 Mars 2017

 

    Komisioni Komunal i Aksionarëve me datë 03.03.2017, ka marrë vendim që znj. Arieta Vula Pozhegu të zgjidhet anëtare e Bordit të Drejtorëve të KRM “Çabrati”sh.a.Gjakovë.

Vazhdo leximin: Njoftim mbi kandidatin për Bordin Drejtues

Konkurs për Shofer (rishpallje)

Publikuar më 27 Shkurt 2017

Vendi Punës:                   SHOFER

 

Numri:                              1 /një /

 

Afati:                                 Kohë të caktuar për  3 /tre/ muaj me mundësi vazhdimi

 

Kushtet:                                -     Të posedojnë më së paku shkollim fillor,

-       Të posedoj patentë shoferin me “C1E” kategori,

-       Preferohet të ketë më së paku 3 vite përvojë të punës si shofer,

 

Dokumentet e kërkuara:        1. Kërkesa, 2. Diploma, 3. Patenta  shoferi me “C1E” Kategori, 4. Referenca

                                                    e përvojës në punë.

Detyrat:     

-       ngarkesa me automjet kamion me rimorkio mbi 10 ton dhe  pajisje tjera përcjellëse, dhe ngasja e tij,

-       ngarkesa shkarkimi i rregullt me karburante, vajra etj.,

-       ngasja  e të gjitha automjeteve për punë të natyrës publike të veprimtarisë së punëdhënësit dhe mirëmbajtja e automjetit,

-       arsyetimi i kilometrazhit,

-       kujdesi për regjistrimin e automjetit,

-       përgjegjësia për gjendjen teknikisht në rregull të automjetit,

-       paraqitja e defekteve të cilat nuk mund ti eliminoj vetë,

-       parkimi i automjetit në vendin e caktuar nga udhëheqësi,

-       varësisht nga rezultati apo mos rezultati i punës, mundet  të transferohet  nga shoferi me “C1E” kategori në shofer në automjete tjera të kompanisë ,

-       kryen edhe punë tjera sipas urdhrit të eprorit të drejtpërdrejt.

 

Kushtet e veçanta:          Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës,  puna kryhet me  ngarkesë të detyrave

                                          shtesë dhe në vende të ndryshme varësisht nga  nevoja e punëdhënësit.

 

 

Kandidatet  e interesuar kërkesën me dokumentacion mbështetës të kërkuar, duhet ta dorëzojnë në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të konkursit në drejtorin e KRM ”Çabrati” SH. A. në Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn. (tek Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore- Zyra Nr.7). Kërkesat e kandidatëve që nuk kanë dokumentacion të kompletuar sipas kritereve të konkursit nuk do të do të merren për bazë. 

 

 

                                                                                                  Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore

                                                                                                  Nehar Gërqari

Konkurs për punësim - Menaxher i shitjes

Publikuar më 08 Mars 2017

KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE “ÇABRATI” SH. A. GJAKOVË, sipas Aktvendimit Nr. 182 të datës 02.03.2017 të  KE-ve, me datë 07.03.2017 publikon:

 

K o n k u r s   

p ë r      p u n ë s i m:                   

 

Vendi Punës:                   MENAXHER I SHITJES

 

Numri:                              1 /një /

 

Afati:                                 Kohë të caktuar për  1  /një/ viti, me mundësi vazhdimi

 

Kushtet:                               -     Të posedojnë Diplomë universitare, Drejtimi- fakulteti Ekonomik 4 vjeçar

                                                     apo 3+2 Sistemi i Bolonjës,

-       Të ketë së  3 / tre/ vjet përvojë të punës në drejtimin përkatës apo si ekonomist.,

-       Të posedoi aftësi kompjuterike dhe njohje të mirë në Word  dhe Excel.

-       Preferohet të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze,

-       Të ketë aftësi të mira organizative dhe punës në grup, dhe

-       Të mos jetë i dënuar apo nën hetime.

 

Dokumentet e kërkuara:        1. Kërkesa me CV-në, 2. Diploma, 3. Referenca mbi përvojën e punës,

                                                 4. Kopja e L.NJ, 5. Certifikata tjera mbi aftësitë kompjuterike  dhe njohjes së                 

                                                 gjuhës angleze,  dhe 6. Dëshmia nga Gjykata se nuk është dënuar apo nën

                                                 hetime.

Detyrat:     

-          përgjegjësia  dhe kujdesi për pranim e shënimeve nga palët e interesuara, inkasantët , dhe  njësit  tjera në lidhje me e kontratat e shërbimeve me konsumator dhe futja e tyre në kompjuter për faturim ,

-          përgjegjësia dhe kujdesi për faturimin e shërbimeve me kompjuter, dhe punët tjera lidhur me faturim

-          përgjegjësi për përcjelljen e punës efikase të  inkasntëve në detyrë ( zonat e inkasimit) , me qëllim të rritjes së shkalles së inkasimit,

-          përgjegjësia për pranimin, shqyrtimin dhe zgjidhja e reklamacioneve, ankesave të palëve, parashtresave  të shfrytëzuesve të shërbimeve, në bashkëpunim me  eprorin e tij,

-          përgjegjësia për mbajtjen data bazës,  librave të faturave, kontratave shërbimit, dhe tërë dokumentacionit tjetër të sektorit,

-          përgjegjësia për dërgimin  me kohë të faturave tek arka për dorëzim Inkasantëve për inkasim në amvisëri, konsumatorëve tjerë (Biznese e Institucione),

-          përgjegjësia për përgatitjen e materialit- faturave të pa inkasuara për padi,

-          përgatitjen e strategjive, projekteve e  planeve zhvillimore dhe planeve tjera në shërbim, me qëllim të rritjes shkallës së faturimit dhe inkasimit, duke zgjeruar zonat e ofrimit të shërbimeve në pjesët urbane e me theks të veçantë në zonat rurale,

-          në bashkëpunim me eprorin përpiloni raporte të punës së shërbimit për marrëdhënie me konsumator për nevojat e kompanisë dhe autoriteteve tjera, 

-          kryen edhe punë tjera sipas urdhrit të eprorit të drejtpërdrejt apo Kryeshefi Ekzekutiv

 

Kushtet e veçanta:          Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës,  puna kryhet me  ngarkesë të detyrave

                                          shtesë dhe në vende të ndryshme varësisht nga  nevoja e punëdhënësit, për

                                          punën e vetë i përgjigjet KSHE-iv, dhe paga do të përcaktohet nga KSHE-iv me

                                          pëlqimin e BD-ve dhe do të jetë në pajtim me politikat dhe aktet normative në fuqi

                                          të punëdhënësit..

 

Kandidatet  e interesuar kërkesën me dokumentacion mbështetës të kërkuar, duhet ta dorëzojnë në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të konkursit në drejtorin e KRM ”Çabrati” SH. A. në Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn. (tek Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore- Zyra Nr. 7). Kërkesat e kandidatëve që nuk kanë dokumentacion të kompletuar sipas kritereve të konkursit nuk do të do të merren për bazë. 

konkursi i plotë këtu 

 

                                                                          

Konkurs për Rojtar (rishpallje)

Publikuar më 27 Shkurt 2017

Vendi Punës:                   ROJTAR-Punëtor fizik

 

Numri:                              1 /një /

 

Afati:                                 Kohë të caktuar për  3/ tre/ muaj me mundësi vazhdimi

 

Kushtet- Dokumentet:         -     Të posedojnë më së paku shkollim fillor, -(Certifikata)

-       Të ketë më së paku 1 vite përvojë të punës si rojtar, (Referenca)

-       Të posedoj aftësi komunikimi me gojë dhe shkrim,

-       Preferohet posedimi i certifikatës së mbrojtjes kundër zjarrit-zjarrfikësit, ( Certifikatë mbi kursin e zjarrfikësit)

 

Detyrat: 

-                 Kryen punët dhe detyrat e punës së rojtarit sipas urdhëresës së eprorit të përcaktuar nga Kryeshefi  Ekzekutiv  kryesisht në objektin “Stacioni Transferues i Mbeturinave” (STM),

-                 Mban shënime të rregullta gjatë orarit të punës dhe raporton tek eproret sipas formave dhe procedurave të përcaktuara nga ndërmarrja,

-                 Përgjigjet për objektin, gjësendet dhe për punën e cila i është besuar dhe përcaktuar me kontratën e punës,.

-                 Kryen punët e ngarkimit dhe shkarkimit të bërllokut dhe mbeturinave tjera në-nga automjete speciale dhe traktor, kontejner  etj., në dhe jashtë STM.-ve,

-                 Kryen punët e  pastrimit dhe larjen dhe spërkatjen e sipërfaqeve publike, rrugëve dhe shesheve,  pastrimit të borës, hedhjen e kripës industriale, heqjen e akullit, pastrimin e puseve dhe pusetave të kanalizimeve fekale dhe atmosferike, gjitha këto  jashtë, tek dhe  në STM.-ve.,

-                 Kryen edhe të gjitha punët tjera të natyrës së ngjashme të cilat përcaktohen nga udhëheqësit e tij të drejtpërdrejt, apo veprimtaria e ndërmarrjes të rangut të njëjtë  të kategorizuar dhe sistemuar si vend i ngjashëm i punës.

 

Kushtet e veçanta:            Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës, puna kryhet me

                                            ngarkesë të detyrave shtesë, dhe në vende të ndryshme varësisht nga

                                            nevoja e punëdhënësit.

 

 

Kandidatet  e interesuar kërkesën me dokumentacion mbështetës të kërkuar, duhet ta dorëzojnë në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të konkursit në drejtorin e KRM ”Çabrati” SH. A. në Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn. (tek Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore- Zyra Nr. 7). Kërkesat e kandidatëve që nuk kanë dokumentacion të kompletuar sipas kritereve të konkursit nuk do të do të merren për bazë. 

 

                                                                                                  Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore

                                                                                                  Nehar Gërqari

 

Artikuj tjerë...

  • Shtyhet afati për faljen e borxheve publike
  • Konkurs për Anëtarë i  Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina  “ÇABRATI” SH.A Gjakovë
  • Anulohet Konkursi për anëtarë të Bortit të Drejtorëve
  • Konkurs për Rojtar

Page 30 of 37

  • Paraprake
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • Pasuese
  • End
  • Lajmërime

Dokumente

  • Vendimi per tarifat e grubullimit te mbeturinave me nr.35609 - 2026
  • Plani i Biznesit për vitin 2026
  • Raporti vjetor Janar-Dhjetor 2024
  • Rregullore për Inkasantë dt. 25.03.2025
  • Plani i Biznesit 2025
  • STATUTI I SHOQËRISË AKSIONARE -KRM CABRATI dt. 08.10.2024
  • Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Raporti i Auditorit te pavarur dhe pasqyrat financiare më dhe për vitin e mbyllur më 31.12.2023
  • Raporti Vjetor Janar-Dhjetor 2023
  • Planifikimi Prokurimit per vitin 2024

Arkiv

  • Dhjetor, 2017
  • Nëntor, 2017
  • Maj, 2017
  • Prill, 2017
  • Mars, 2017
  • Janar, 2017
  • Gusht, 2016
  • Korrik, 2016
  • Prill, 2016
  • Shkurt, 2016

Vegëza

  • Webmail Cabrati
  • GPS Login
  • Webmail
  • Gjakova Komuna

Lajmet e Fundit

  • Aplikacion për Punësim
  • Konkurs - Zyrtar/e për arkivim
  • Njoftim me Ftesë për test me shkrim për pozitën - Inkasantë
  • (Përmirësuar) Njoftimi për përzgjedhje per pozitën Shofer i katergorisë C
  • Njoftimi për përzgjedhje për pozitën 4 Punëtor Fizik
  • Rishpallje e konkursit për Inkasant
  • Anulimin i kunkursit për poziten Inkasant

 

Top
Copyright © KRM Cabrati 2026 All rights reserved. Custom Design by Youjoomla.com
Lajmërime