• Shqip (SH)
  • Serbian (SR)
  • English (UK)

Kompania Regjionale e Mabeturinave Çabrati Gjakovë

  • Fillimi
  • Lajmërime
  • Për Çabratin
    • Historiku
    • Statuti i Kompanisë
    • Organizimi
    • Kontakt
  • Dokumente
  • Konkurset & Njoftimet
  • Prokurimi
  • Kontakt
  • Aplikacioni për Punësim

Konkurs Zyrtar për Auditim të Brendshëm

Publikuar më 05 Shkurt 2016

 

 Në bazë të nenit 17 pika 1 dhe 2 , si dhe nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrje Publike Nr. 03/L-087,  dhe Vendimit nga takimi i rregullt i datës 29.01.2016 ,  Bordi i Drejtorëve i NPL-e Kompanisë  Regjionale Mbeturinave  “Çabrati” SH.A. Gjakovë,  vendosi që me  datë 08.02.2016 i të shpall : 
K O N K U R S 
Pozita:                                   Zyrtar për Auditim të Brendshëm Vendi:                                    Gjakovë 


Detyrat dhe përgjegjësit:

- Udhëheqjen, menaxhimin dhe organizimin e brendshëm të Zyrës së Auditimit;

- Përpilimi i procedurave te auditimit, gjegjësisht planit të auditimit të brendshëm për të gjitha  transaksionet  e     NP,  komfor  objektivave  të  kontrollit  të  brendshëm, politikave dhe procedurave të NP, të bazuara në Ligjin e    aplikueshëm;

- Auditimi  i  planeve  investive  dhe  financiare  të  NP,  planit  vjetor  të  biznesit  dhe buxhetit  vjetor;

- Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe

deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që     kërkohen me ligj;

- Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve të NP si dhe dhënia e rekomandimeve adekuate për     Komisionin e Auditimit;

-  Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të  cilat  kanë  për  qëllim       të  garantojnë  zbatimin  nga  NP,  të  gjitha  Ligjeve  të aplikueshme në Kosovë gjatë  ushtrimit të veprimtarisë      dhe t’i siguroj Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje apo sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme;

-  Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për      qellim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP, duke  përfshirë dokumentacionin  financiar  mbahet  në       përputhje  me  standardet  e kontabilitetit dhe me Ligjin  dhe që projekt deklaratat vjetore financiare të       përgatiten ne mënyrë të rregullt; -  Analiza e sistemeve dhe proceseve të biznesit dhe kontrolleve të ndërlidhura me to;

-  Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga      Komitetit i Auditimit;

-  Përmbush çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ana e Komisionit të Auditimit. 


Kualifikimi dhe aftësitë:

  -Fakulteti Ekonomik, apo Administrim Biznesi;

  -Të ketë 3 /tre/ vite përvojë të punës nga lënia e Audimit apo financave ,kontabilitetit dhe sistemit të kontrolleve të brendshme, 

- Të posedoj aftësi analitike dhe vemendje per detaje, analize te risqeve

- Te kete aftesi menaxhuese dhe organizative , 

- Preferohet të jetë i certifikuar si auditor, dhe

- Mos të jetë nën hetime për vepër penale. 


Procedura e aplikimit:

Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:

-     CV-ja (Biografia),

-     Diplomën e fakultetit – kopje,

-     Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet;

-     Dëshmi mbi përvojën e punës;

-     Kopja e letër njoftimit,

-     Letër motivuese

-     Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se 3 muaj. 


Paga:        Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve. 


Dorëzimi i aplikacionit  bëhet në Zyrën e KRM. “Çabrati” SH.A. Gjakovë, në zarf të mbyllur. Afati i dorëzimit është 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit, dhe përfundon në ora 16.00 të datës 22.02.2016. Aplikacionet pa dokumente komplete nuk do të merren për bazë. Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim, ndërsa NP. mban të drejtën e formimit të listës së shkurtër me aplikant.

 

        - Zyrtar për Auditim të Brendshëm

 

 

 

 

 

         

 

 

  • Lajmërime
  • Konkurs Zyrtar për Auditim të Brendshëm

Dokumente

  • Raporti vjetor Janar-Dhjetor 2024
  • Rregullore për Inkasantë dt. 25.03.2025
  • Plani i Biznesit 2025
  • STATUTI I SHOQËRISË AKSIONARE -KRM CABRATI dt. 08.10.2024
  • Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Raporti i Auditorit te pavarur dhe pasqyrat financiare më dhe për vitin e mbyllur më 31.12.2023
  • Raporti Vjetor Janar-Dhjetor 2023
  • Planifikimi Prokurimit per vitin 2024
  • Plani i Biznesit 2024
  • RAPORTI VJETOR i Kompanisë për vitin 2022

Arkiv

  • Dhjetor, 2017
  • Nëntor, 2017
  • Maj, 2017
  • Prill, 2017
  • Mars, 2017
  • Janar, 2017
  • Gusht, 2016
  • Korrik, 2016
  • Prill, 2016
  • Shkurt, 2016

Vegëza

  • Webmail Cabrati
  • GPS Login
  • Gjakova Komuna

Lajmet e Fundit

  • Aplikacion për Punësim
  • Konkurs - Zyrtar/e për arkivim
  • Njoftim për rezultatin e testit me shkrim , me ftesë për pjesëmarrje në intervist me gojë për pozitën - 1 - Inkasantë
  • Njoftim me Ftesë për test me shkrim për pozitën - Inkasantë
  • (Përmirësuar) Njoftimi për përzgjedhje per pozitën Shofer i katergorisë C
  • Njoftimi për përzgjedhje për pozitën 4 Punëtor Fizik
  • Rishpallje e konkursit për Inkasant

 

Top
Copyright © KRM Cabrati 2025 All rights reserved. Custom Design by Youjoomla.com
Lajmërime