• Shqip (SH)
  • Serbian (SR)
  • English (UK)

Kompania Regjionale e Mabeturinave Çabrati Gjakovë

  • Fillimi
  • Lajmërime
  • Për Çabratin
    • Historiku
    • Statuti i Kompanisë
    • Organizimi
    • Kontakt
  • Dokumente
  • Konkurset & Njoftimet
  • Prokurimi
  • Kontakt
  • Aplikacioni për Punësim

Konkurs - Menaxher i njësisë operative

Publikuar më 25 Tetor 2022

KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE "ÇABRATI" SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/212), nenit 4 pika 6 dhe 7 të Udhëzimit Administrativ Nr.7/2017, Vendimin Nr. 162 me Nr. Protokolli 2196 të datës 24.10.2022 dhe gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendeve të punës, Kryeshefi Ekzekutiv vendosi që me datë 25.10.2022 të shpallë :

Konkurs të brendshëm publik

Për këtë pozitë

Konkurs - Menaxher i njësisë operative

1 /një/ MENAXHER I NJËSISË OPERATIVE  me kohë të caktuar (me kohëzgjatje 3/tre/ vjeçare), me mundësi vazhdimi.

Kushtet e përgjithshme:

- Të posedojnë nivelin e edukimit Superior-Fakultet Teknik, Ekonomik, Menaxhment Biznesi ose relevant, 4 vjeçar ose Bechelor,

  • Të ketë më së paku 3 (tre) vite përvojë të punës,

Kushtet e veçanta:

Të ketë patentë shoferi me kategori B,

  • Të ketë përvojën e punës në menaxhim,
  • Të ketë njohuri të punës me kompjuter,

Të ketë aftësi të mira organizative,

  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi, dhe

Të mos jetë i dënuar ose nën hetime.

Përshkrimi i detyrave të punës dhe Dërgiegjësitë:

  • Përgjegjës për mbikëqyrje, menaxhim, koordinim dhe kontroll të shërbimeve të ofruara nga Njësia Operative sipas marrëveshjes dhe kontratave me klientë;

Përgjegjës për ofrim të shërbimeve të barabarta dhe jo diskriminuese për të gjithë, pa marrë parasysh, gjininë, etnitetin, racën apo idetë politike;

  • Përgjegjës për menaxhimin e operativës, krijon raportet dhe i përgjigjet drejtpërdrejtë Kryeshefit Ekzekutiv;

Përcjellë planin operativ të grumbullimit të mbeturinave sipas orarit të planifikuar të Ndërmarrjes, planin e biznesit, aktivitetet ekonomike dhe financiare të njësisë operative; Përgjegjës për përcjelljen e Planit Strategjik dhe të Biznesit, për zhvillim korrekt dhe stabil të njësisë operative;

  • Organizon punën në njësinë operative dhe kryen shërbime të llojllojshme përbrenda njësisë, vazhdimisht me marrëdhënie funksionale me shërbime dhe sektorë tjera;

 

Delegon dhe përcjell detyra te koordinatorët, kryepunëtorët, por në të gjitha rrethanat ai/ajo është përgjegjës/e për zhvillimin korrekt dhe zbatimin e të gjitha aktiviteteve përbrenda njësisë operative, në kuadër të kompetencave të tij/saj;

Përgjegjës/e për përpilim dhe dorëzim të raporteve mbi ecurinë e punëve në njësinë operative;

Përgjegjës/e për transparencë të njësisë operative, ku parandalon dhe merr masa kundër korrupsionit dhe kundër keqpërdorimit të vlerave të kësaj njësie;

Përgjegjës/e për organizimin e sistemit të komunikimit dhe marrëdhënieve me klientët. (Qëllimi i këtij sistemi është informimi i qytetarëve-klientëve për ofrimin e shërbimeve nga njësia operative);

Përgjegjës/e për dhënie të propozimeve për punësim dhe fletëparaqitjet për masa disiplinore ndaj personelit në varshmëri me qëllimet e Ndërmarrjes si dhe përfaqëson

njësinë operative në rastet para Komisionit Disiplinor, ose dërgon një përfaqësues; Përgjegjës/e për sigurim dhe mbrojtje të vlerave të të gjitha aseteve të cilat janë të dorëzuara njësisë operative;

Përgjegjës/e për ofrim kualitativ dhe të saktë të shërbimeve për të gjithë klientët; Kapacitet dhe dëshirë për të punuar me komunitetet multi-etnike;

Nënshkruan kërkesat e pushimeve vjetore të vartësve të tij/saj;

Përmbush detyra tjera nga fusha e tij/saj e përgjegjësisë, sipas kërkesave të Udhëheqësit;

Paga: Përcaktohet nga Punëdhënësi në lartësinë e nivelit të vendit të punës.

Dokumentet e kërkuara që duhet dorëzuar:

Aplikacioni-Kërkesa, CV-ja, Diploma , Dëshmia e përvojës së punës, Patentë shoferi i kategorisë B, Dëshmia mbi përvojën në menaxhim, Dëshmia e njohjes së punës me kompjuter, Dëshmia mbi aftësitë e mira organizative, Dëshmia mbi njohjen e gjuhëve të huaja (përparësi), Vërtetimin-Certifikata e Gjykatës që nuk është i dënuar ( më e re se 6 muaj) dhe Letër Njoftimi.

Afati i paraqitjes s'ë kërkesave është 15 ditë nga dita e publikimit, ( nga data 25.10.2022 e deri me datë 08.11.2022 (përfundimisht në ora 16:00).

Kërkesën me dokumentacionin e kërkuara, kandidatet duhet t'i dorëzojnë në drejtorin e KRM."Çabrati" SH.A. në Gjakovë, Rr."Mazilom Lakuci" pn. (tek menaxheri i Burimeve Njerëzore). Dokumentet pa afat dhe të pakompletuara nuk do të merren për bazë.

Pas kalimit të afatit të konkursit, kandidatet i nënshtrohen procedurUs së testit dhe intervistës.

  • Lajmërime
  • Konkurs - Menaxher i njësisë operative

Dokumente

  • Raporti vjetor Janar-Dhjetor 2024
  • Rregullore për Inkasantë dt. 25.03.2025
  • Plani i Biznesit 2025
  • STATUTI I SHOQËRISË AKSIONARE -KRM CABRATI dt. 08.10.2024
  • Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Raporti i Auditorit te pavarur dhe pasqyrat financiare më dhe për vitin e mbyllur më 31.12.2023
  • Raporti Vjetor Janar-Dhjetor 2023
  • Planifikimi Prokurimit per vitin 2024
  • Plani i Biznesit 2024
  • RAPORTI VJETOR i Kompanisë për vitin 2022

Arkiv

  • Dhjetor, 2017
  • Nëntor, 2017
  • Maj, 2017
  • Prill, 2017
  • Mars, 2017
  • Janar, 2017
  • Gusht, 2016
  • Korrik, 2016
  • Prill, 2016
  • Shkurt, 2016

Vegëza

  • Webmail Cabrati
  • GPS Login
  • Gjakova Komuna

Lajmet e Fundit

  • Aplikacion për Punësim
  • Konkurs - Zyrtar/e për arkivim
  • Njoftim për rezultatin e testit me shkrim , me ftesë për pjesëmarrje në intervist me gojë për pozitën - 1 - Inkasantë
  • Njoftim me Ftesë për test me shkrim për pozitën - Inkasantë
  • (Përmirësuar) Njoftimi për përzgjedhje per pozitën Shofer i katergorisë C
  • Njoftimi për përzgjedhje për pozitën 4 Punëtor Fizik
  • Rishpallje e konkursit për Inkasant

 

Top
Copyright © KRM Cabrati 2025 All rights reserved. Custom Design by Youjoomla.com
Lajmërime