• Shqip (SH)
  • Serbian (SR)
  • English (UK)

Kompania Regjionale e Mabeturinave Çabrati Gjakovë

  • Fillimi
  • Lajmërime
  • Për Çabratin
    • Historiku
    • Statuti i Kompanisë
    • Organizimi
    • Kontakt
  • Dokumente
  • Konkurset & Njoftimet
  • Prokurimi
  • Kontakt
  • Aplikacioni për Punësim

Konkurs për Shofer Kategoria B dhe për punëtor fizik

Publikuar më 20 Prill 2022

KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE "ÇABRATI" SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/ 212) dhe gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendeve të punës për periudhën e ardhshme një vjeçare, dhe Vendimit Nr. 59 i datës 19.04.2022 të Kryeshefit Ekzekutiv, u vendos që me datë 20.04.2022 të shpallet :
Konkurs publik Për këto pozita:
I. SHOFER ME KATEGORI "B" me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi, por që 6/ gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese. Numri 1/një/ I përgjigjet: Koordinatorit të Autoparkut në Operativës. Vendi: Gjakovë.

Shpallet Konkursi Nr.4 për pozitat - I. Nje (1) SHOFER ME KATEGORI - B dhe II. Kater (4) Punetor Fizik

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara: Kushtet e përgjithshme: 1. Të posedojnë nivelin e shkollimit: Shkollë e Mesme, 2. Të ketë më së paku 1 (një) vit përvojë të punës.
Kushtet e veçanta: 1. Të posedoj patentë shofer me kategori "B", 2. Të mos jetë i dënuar apo nën hetime, 3. Preferohet të ketë njohuri të punës dhe ngasjes/manipulimit/ me ekskavator. Detyrat e punëve :
- Sipas Urdhëresës së Punës drejton automjetin dhe kujdeset për rregullsinë, higjienën dhe pastërtinë e tij; Është përgjegjës për vozitje të sigurt dhe për kryerjen me kohë, efikase dhe kualitative të shërbimeve në bartjen e mbeturinave, larjen e rrugëve etj.; Në rastet kur e kryen terrenin e caktuar angazhohet në pika (zona) tjera sipas urdhëresës së udhëheqësit-koordinatorit të autoparkut; - Para daljes në teren merr Urdhëresën e Punës në të cilën evidenton punët e kryera, vërejtjet mbi pengesat dhe defektet në automjet dhe të njëjtën e kthen te koordinatori i autoparkut; Vendos (monton) letrën e re të Tahografit ndërsa letrën paraprake e kthen te udhëheqësi, brenda 12 orëve; Vozitësi i cili e monton litrën e Tahografit ka obligim që në te të shënon: Emrin e tij, numrin e regjistrimit të automjetit, datën dhe kilometrazhin fillestare dhe përfundimtare; Është i obliguar që në automjet të ketë mjetet e nevojshme të punës (lopatat, fshesat etj.) për ekipin e punëtorëve me të cilët punon; Largon (bartë) shtazët e ngordhura dhe i evidenton në urdhëresën e punës; Në rast nevoje ndërron gomat e automjetit në teren, apo në punëtorinë e mirëmbajtjes në bashkëpunim me gomisterin. - Është i obliguar që prishjet në automjet me kohë t'i lajmëron me shkrim te udhëheqësi i drejtpërdrejt dhe në punëtorinë e mirëmbajtjes;

- Çdo sjellje të pandërgjegjshme apo mungesë nga procesi i punës, të punëtorëve me të cilët punon, vozitësi është i obliguar ta paraqet te udhëheqësi i drejtpërdrejt brenda orarit të punës;
E njofton udhëheqësin për kontejnerët e dëmtuar dhe sipas kërkesës së tij, bënë bartjen e tyre në punëtorinë e mirëmbajtjes për riparim;
Është i obliguar që në Deponi të mbeturinave tu përmbahet rregullave dhe obligimeve të parapara në lidhje me procesin e punës në Deponi;
Nëse automjeti me të cilin punon ndodhet në prishje apo jashtë planit momental për përdorim, është i obliguar që të drejton automjet tjetër; dhe
- Kryen punë tjera sipas urdhëresës së udhëheqësit, nevojës së procesit të punës dhe interesit të ndërmarrjes;
Paga : Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve. Dokumentet e kërkuara:
Kërkesa, CV-ja, Diploma , Referenca e përvojës 1 (një) vit në punët relevante, Patentë Shoferi me kategori "B", Vërtetimin e Gjykatës që nuk është i dënuar ( më i re se gjashtë muaj), Dëshmia për njohurit e punës dhe ngasje-manipulim me ekskavator, dhe Letër Njoftimi.
II. PUNËTORE FIZIK SEZONAL, me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi.
Numri : 4/katër/
I përgjigjet: Menaxherit të Operativës.
Vendi: Gjakovë.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Kushtet e përgjithshme:
Të ketë përgatitje- Shkollim Fillor, i preferueshëm;
Të ketë së paku një (1) vit përvojë pune;
Kushtet e veçanta:
Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore,
Të mos jetë i/e dënuar ose nën hetime (jo më e vjetër se 3 muaj).
Detyrat e punëve :
Kryen të gjitha punët fizike ne mbledhjen dhe ngarkimin e mbeturinave;
Zbrazjen e kontejnerëve dhe pastrimin e lokacionit rreth tyre, sipas planit operativ dhe urdhëresës se punës;
- Bënë fshirjen-pastrimin dhe larjen e rrugëve, apo pastrimin e rrugës dhe trotuareve nga bora dhe akulli, si dhe hedhjen e kripës;
- Bënë largimin e qeneve dhe maceve të ngordhura dhe vendosjen e tyre në kontejner;
- Është i obliguar që të ketë sjellje korrekte ndaj qytetarëve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve;
- Është përgjegjës për përdorim të kujdesshëm të kontejnerëve dhe mjeteve të punës; Varësisht nga natyra dhe sektori, bën hapjen e varreve dhe mirëmbajtjen e tyre konform urdhrave te marra;
Kryen punë tjera sipas urdhëresës së Udhëheqësit, nevojës së procesit të punës dhe interesit të Ndërmarrjes;
Paga Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.

Kandidatet duhet t'i dorëzoj ë këto dëshmi:
Aplikacionin, CV-në, Dëshminë e shkollimit, Dëshminë për përvojën e punës, Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 3 muaj), Certifikata e mjekut- preferohet.
Afati i paraqitjes së kërkesave për të dy këto pozitë është nga dita e publikimit dhe atë nga data 20.04.2022 e deri me datë 04.05.2022 në ora 16:00.
Kërkesën me dokumentacionet e kërkuara, kandidatet duhet t'i dorëzojnë në drejtorin e KRM."Çabrati" SH.A. në Gjakovë, Rr."Mazllom Lakuci" pn. (tek zyra e Menaxherit të Burimeve Njerëzore). Dokumentet pa afat dhe të pakompletuara nuk do të merren për bazë. Pas kalimit të afatit të konkursit, kandidatet i nënshtrohen procedurës së testit dhe intervistës pozitën Nr. I., kurse për pozitën Nr. II vetëm intervistë.

  • Lajmërime
  • Konkurs për Shofer Kategoria B dhe për punëtor fizik

Dokumente

  • Raporti vjetor Janar-Dhjetor 2024
  • Rregullore për Inkasantë dt. 25.03.2025
  • Plani i Biznesit 2025
  • STATUTI I SHOQËRISË AKSIONARE -KRM CABRATI dt. 08.10.2024
  • Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Raporti i Auditorit te pavarur dhe pasqyrat financiare më dhe për vitin e mbyllur më 31.12.2023
  • Raporti Vjetor Janar-Dhjetor 2023
  • Planifikimi Prokurimit per vitin 2024
  • Plani i Biznesit 2024
  • RAPORTI VJETOR i Kompanisë për vitin 2022

Arkiv

  • Dhjetor, 2017
  • Nëntor, 2017
  • Maj, 2017
  • Prill, 2017
  • Mars, 2017
  • Janar, 2017
  • Gusht, 2016
  • Korrik, 2016
  • Prill, 2016
  • Shkurt, 2016

Vegëza

  • Webmail Cabrati
  • GPS Login
  • Gjakova Komuna

Lajmet e Fundit

  • Aplikacion për Punësim
  • Konkurs - Zyrtar/e për arkivim
  • Njoftim për rezultatin e testit me shkrim , me ftesë për pjesëmarrje në intervist me gojë për pozitën - 1 - Inkasantë
  • Njoftim me Ftesë për test me shkrim për pozitën - Inkasantë
  • (Përmirësuar) Njoftimi për përzgjedhje per pozitën Shofer i katergorisë C
  • Njoftimi për përzgjedhje për pozitën 4 Punëtor Fizik
  • Rishpallje e konkursit për Inkasant

 

Top
Copyright © KRM Cabrati 2025 All rights reserved. Custom Design by Youjoomla.com
Lajmërime