Konkurs për punë për katër pozita si vijon:
Konkurs për katër pozita
KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE “ÇABRATI” SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/212) dhe gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendeve të punës për periudhën e ardhshme një vjeçare, Kryeshefi Ekzekutiv vendosi që me datë 26.10.2018 të shpallë :
K o n k u r s p u b l i k
Për këto pozita, si vijon:
I. 1 /një/ Asistente Ekzekutive e drejtori ekzekutiv, me kohë të caktuar
( me kohëzgjatje 1 /një/ vjeçare), me mundësi vazhdimi,
Kushtet: -
Të posedoj shkollim të mesëm, njohje të mirë të Microsoft Office, aftësi të mira prezantuese dhe komunikimit në të folur dhe në të shkruar në gjuhët zyrtare, aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe aktiviteteve,të posedoj përvojë paraprake relevante 1 /një/ vjeçare, si dhe preferohet njohja e gjuhës angleze.
Kushtet e veçanta:
Punëtori 6 /gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese, dhe varësisht nga performanca e saj/tij do t`i vazhdohet apo ndërpritet kontrata e punës.
Detyrat e punës:
- kryerja e punëve për nevoja të drejtorit ekzekutiv, si marrja dhe përcjellja e lidhjeve të telefonisë, emal adresave , mesazheve, pranimi i palëve afarist, drejtimi i tyre, shërbimi palëve afariste me pije, etj.
- puna me kompjuter për nevoja të drejtorit ekzekutiv dhe punët tjera teknike që cakton ai si: shumëzimi dhe fotokopjimi materialeve, mbajtja e protokollit e procesverbaleve dhe punët arkivore, pranimi i postes për dorëzimin intern dhe ekstern,mbajtja e librave intern ngarkimi dhe shkarkimi me taksa postare, etj;
- përkthimi i materialeve në gjuhën angleze dhe anasjelltas, për nevoja të drejtorit ekzekutiv kompanisë,,
- nëse kërkon nevoja edhe qëndërrimi më gjatë se orari i rregullt i punës, në rastet e veçanta kur ka mysafir afarist apo mbledhje të rëndësishme në kompani,
- kryen, planifikon, organizon dhe koordinon të gjitha punët ekzekutive të drejtorit ekzekutiv,
- mbanë shënime dhe përgjigjet lidhur me punët që i beson dhe e autorizon drejtori ekzekutiv,
- kryen edhe të gjitha punët tjera të asistentes së drejtorit ekzekutiv si dhe zbaton urdhëresat e punës të cilat ja cakton drejtori ekzekutiv apo personi që e cakton ai.
Dokumentet e kërkuara:
Kërkesa, CV-ja,Letër motivuese, Diploma mbi kryerjen e shkollimit të mesëm, Dëshmia mbi njohjen e punës me Kompjuter (Microsoft Office), Përvoja e punës 1 /një/ vjeçare (në punët relevante) dhe letërnjoftimi.
II. 1 /një/ Zyrtar i Logjistikes- (Furnizues) me kohëzgjatje 1 /një/ vjeçare), me mundësi vazhdimi,
Kushtet:
Të posedojnë më së paku shkollimin e mesme,të posedoj patentë shoferin me “B” kategori,të ketë më së paku 3 vite përvojë relevante të punës, të ketë aftësi të mira komunikimi dhe njohur të veprimtarisë
Kushtet e veçanta:
Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës, puna kryhet me ngarkesa shtesë të detyrave të dhe në vende të ndryshme varësisht nga nevoja e punëdhënësit. Punëtori 6 /gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese, dhe varësisht nga performanca e saj/tij do t`i vazhdohet apo ndërpritet kontrata e punës.
Detyrat e punës:
- furnizon me material të nevojshëm Kompaninë, në bazë të kërkesave të sektorëve dhe departamenteve dhe specifikacioneve të vërtetuara nga Zyrtari Financiar dhe Thesarit,
- është i obliguar që furnizimin ta bëjë me artikuj sipas procedurave ligjore në fuqi dhe me çmime sa më të volitshme, të vepron si nikoqir i mirë, dhe me dokumentacion të nevojshëm përcjellës duke u konsultuar edhe me zyrtarin e prokurimit të kompanisë,
- është i obliguar që për mallin e furnizuar, të siguron fletë dërgesën e mallit, faturën dhe tërë dokumentacionin t’ia dorëzoj shërbimit komercial apo financiar,
- është i obliguar që me dorëzimin e mallit të blerë në Depo të dorëzon edhe fletë dërgesën e mallit në të cilin duhet të jenë të cekura, çmimi, sasia, shpenzimet e transportit, përqindjet e tatimit, lejimi i pagesës, afati i pagesës dhe mënyra e pagesës.
- është përgjegjës për kualitetin, sasinë dhe afatin e furnizimit të materialit në përgjithësi,
- është përgjegjës nëse furnizimi i mallit nuk i përgjigjet specifikacionit të vërtetuar nga Drejtori Financiar, e në rast ndryshimi më pare të merr pëlqimin nga drejtori i sektorit,
- rregullisht evidenton dhe ruan tërë dokumentacionin që ka në dispozicion e që lidhet me pozitën e tij,.
- kryen edhe punë tjera me urdhëresë të eprorit të drejtpërdrejt dhe Krye Shefit Ekzekutiv.
Dokumentet e kërkuara:
Kërkesa, CV-ja, Diploma, Patenta shoferi me “B” Kategori, Referenca e përvojës në punë relevante më së paku 1 vit, dhe Letër Njoftimi
III. 1 /një/ Automekanik me kohë të caktuar( me kohëzgjatje 1 /një/ vjeçare), me mundësi vazhdimi.
Kushtet:
Të posedojnë më së paku shkollim të mesëm, të ketë më së paku 3 vite përvojë të punës si automekanik, të ketë aftësi të mira fizike për punë me ngarkesa dhe përballje me kushtet në terren që kërkon vendi i punës, preferohet posedimi i patentë shoferit me “C” kategori më së paku.
Kushtet e veçanta:
Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës, puna kryhet me ngarkesa shtesë të detyrave të punës dhe në vende të ndryshme varësisht nga nevoja e punëdhënësit dhe mundësi të ndërrimit të vendit të punës si shofer me “C” kategori. Punëtori 6 /gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese, dhe varësisht nga performanca e saj/tij do t`i vazhdohet apo do t`i ndërpritet kontrata e punës.
Detyrat e punës:
riparimi i automjeteve dhe makinave sipas urdhrit,
përgjegjësia për cilësinë e riparimeve,
ngarkesa vegla dhe me mjete pune dhe material,
nënshkrimi i dokumentacionit të shpenzimit të materialit, mjeteve etj.
ngasja e automjeteve, verifikimi dhe provimi i rregullsisë teknike të automjeteve, makinave etj.,
aplikimi i masave mbrojtëse në punë dhe mbajtja e pastërtisë në lokalet ku punon,
Kryen edhe punë tjera të kësaj natyre sipas urdhrave të eprorit të drejtpërdrejt.
Dokumentet e kërkuara:
Kërkesa, CV-ja, Diploma , Referenca e përvojës 3 vjeçare në punët relevante, të posedoj patentë shoferin me “C” kategori së paku, Raport mjekësor se posedon aftësi të mira shëndetësore për pozitën e automekanikut, dhe Letër Njoftimi.
IV. 1 /një/ Kontroll e Brendshme me kohë të caktuar( me kohëzgjatje 1 /një/ vjeçare), me mundësi vazhdimi.
Kushtet:
Të posedojnë më së paku shkollimin e mesme, të posedoj patentë shoferin me “B” kategori, preferohet të ketë më së paku 1 vite përvojë relevante të punës, të ketë aftësi të mira komunikimi në gjuhët zyrtare dhe të ketë njohur të veprimtarisë së kompanisë
Kushtet e veçanta:
Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës, puna kryhet me ngarkesa shtesë të detyrave të dhe në vende të ndryshme varësisht nga nevoja e punëdhënësit. Punëtori 6 /gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese, dhe varësisht nga performanca e saj/tij do t`i vazhdohet apo ndërpritet kontrata e punës.
Detyrat e punës:
- sigurimi i monitorimit dhe verifikimi sistematik dhe me urdhëresë i gjendjes në terrene, evidentimi i konsumatorëve dhe saktësia e të dhënave me gjendjen faktike, dhe komunikimi me konsumator rreth shërbimeve në tërë regjionin që mbulon kompania.
- ushtron kontrollim sistematik dhe me urdhëresë të terreneve për vërtetimin e shkaqeve pse konsumatorët nuk janë të përfshirë në shërbime, pse kanë ndërprerë shërbimin dhe bënë raport të saktë me shkrim të gjendjes të cilin e dorëzon tek eprorët,
- ushtron kontroll në terrenet me shkallë të ulet apo jo të kënaqshëm të inkasimit duke hulumtuar shkaqet e kësaj gjendje dhe raporton tek eproret,
- verifikimi dhe sigurimi se a janë duke u kryer shërbimet me kohë, sasi dhe cilësi sipas minimumit të standardeve të përcaktuar me majte normative dhe planin operativ, dhe raporton me shkrim,
- kontrollimi i inkasantëve në terren mbi kryerjen e detyrave sipas akteve normative, dhe raportimi me shkrim,
- realizimi i kontrollit të rasteve të keqpërdorimit të shërbimit nga inkasantët, punëtorët e operativës apo konsumatorët e pandërgjegjshëm,
- sigurimi i provave dhe fakteve dhe informacioneve, aty për aty nëse vërejnë keqpërdorime nga inkasantët apo punëtoret e operatives dhe konsumatorët e pandërgjegjshëm, që janë në kundërshtim me aktet normative të kompanisë, komunës apo ligjit mbi mbeturinat dhe dorëzimi i tyre tek eprorët,
- sigurimi i informatës/dokumentit të duhur që kanë të bëjnë me inkasim dhe inkasantë dhe shërbimet e kryera në operativë,
- përpilimi i raporteve të vazhdueshme ditore, mujore dhe vjetore të kontrolleve,
- si dhe detyrat tjera të cilat (më tutje) mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të punës ose të caktuara nga punëdhënësi.
Dokumentet e kërkuara:
Kërkesa,CV-ja, Diploma, Patenta shoferi me “B” kategori, Referenca e përvojës në punë relevante më së paku 1 vit, dhe Letër Njoftimi
Përshkrimin e tekstit të konkursit dhe detyrat e punës komplet për pozitat e interesuar mund t`i gjeni në Web faqen e kompanisë This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..
Afati i paraqitjes së kërkesave është 15 ditë nga dita e publikimit, (nga data 13.11.2018 e deri me datë 28.11.2018.2018).
Kërkesën me dokumentacionin e kërkuara, kandidatet duhet t’i dorëzojnë në drejtorin e KRM.”Çabrati” SH.A. në Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn. (tek sekretaria- Udh. Burimeve Njerëzore). Dokumentet pa afat dhe të pakompletuara nuk do të merren për bazë.
Pas kalimit të afatit të konkursit, kandidatet i nënshtrohen procedurës së të testit dhe intervistës.