• Shqip (SH)
  • Serbian (SR)
  • English (UK)

Kompania Regjionale e Mabeturinave Çabrati Gjakovë

  • Fillimi
  • Lajmërime
  • Për Çabratin
    • Historiku
    • Statuti i Kompanisë
    • Organizimi
    • Kontakt
  • Dokumente
  • Konkurset & Njoftimet
  • Prokurimi
  • Kontakt
  • Aplikacioni për Punësim

Konkurs për Kryeshef Ekzekutiv në KRM Cabrati

Publikuar më 04 Korrik 2018

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrje Publike Nr. 03/L-087, Kodit të Etikes dhe Qeverisja Korporative
për Ndërmarrjet Publike dhe nenit 21.3.6 të Statutit të KRM “Çabrati”SHA-Gjakovë, Bordi i Drejtorëve në
takimin e rregullt me datë 27.06.2018, vendosi që me datë 04.07.2018 të shpall ketë:

   Konkurs për Kryeshef Ekzekutiv në KRM Cabrati sh.a

 

 

 

K O N K U R S
Pozita: Krye Shef Ekzekutiv
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve
Vendi: Gjakovë

 


Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të
njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas
nenit 17.2 pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l), nenit 17.3 pika (a), dhe (b) , detyrimit të dhënies së deklaratës nën
betim sipas nenit 17.5 të Ligjit për Ndërmarrje Publike dhe se kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe
shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.
Përveç këtyre kushteve të përgjithshme kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
- Duhet ose të ketë së paku 5 vite përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit -në fushën
e administrimit të biznesit, financave korporative , financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë
në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste
të NP-së për së paku 5 vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtarë i
kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushte me veprimtarinë afariste të NP-së.
- të ketë integritet të lartë moral e profesional,
- të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim,
- njohja e gjuhëve të huaja është përparësi,
- të mos jetë i dënuar ose nën hetime
- një program zhvillimor për kompaninë
Detyrat dhe përgjegjësit kryesore:
• Ne pajtim me Ligjin Kodin e Etikes dhe Qeverisja Korporative për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin,
duke iu nënshtruar vetëm përkufizimeve të BD ka autoritetin të lidhë kontrata për Kompaninë;
• Të gjitha çështjet në lidhje me biznesin e Kompanisë të cilat nuk janë në përgjegjësi të Mbledhjes së
Përgjithshme të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit apo Zyrtarit të Auditimit të
Brendshëm do të vendosen sipas direktivave dhe përgjegjësisë së KE;
• Këshillon dhe asiston Bordin e drejtorëve në përcaktimin e strategjisë së kompanisë si dhe planet e saja
strategjike afatgjate;
• I ofron Bordit të drejtorëve kurdo që është e nevojshme dhe së paku një herë në tre muaj raporte për
transaksionet kryesore të ndërmarra nga kompania dhe për vendimet kryesore të ndërmarra nga
menaxhmenti në lidhje me udhëheqjen e biznesit dhe të punëve të kompanisë;
• Ofron BD rregullisht së paku çdo tre muaj raportet e matjes së përformances së kompanisë;
• Themelon dhe rishikon strukturën organizative të kompanisë, si dhe të fuqisë të ndërlidhjes në mes të
udhëheqësve dhe të punësuarve në kompani;
• I ofron Komisionit të Auditimit të gjitha informatat dhe asistencën që mund të kërkohet
• Merr pjesë në të gjitha mbledhjet e përgjithshme.
Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.

Procedura e aplikimit:
Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
▪ CV-ja (Biografia),
▪ Kopja e letërnjoftimit,
▪ Letër motivimi,
▪ Deklarata nën betim
▪ Diplomën e fakultetit - kopje,
▪ Dëshmitë e përvojës paraprake të punës,
▪ Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më te vjetër se 3 muaj.
▪ Programi zhvillimor për kompaninë
Dorëzimi i kërkesës dhe dokumentacionit përkatës bëhet tek Sekretaria e Kompanisë në zarf të mbyllur me
shënim: “Për pozitë e Krye Shefit Ekzekutiv të KRM. “Çabrati” SH.A. Gjakovë”.
Afati i dorëzimit është nga data 04.07.2018, dhe përfundon në ora 16.00 të datës 02.08.2018.
Kërkesat e dorëzuara pas afatit dhe të pakompletuar me dokumentacione përkatëse, nuk do të merren për
shqyrtim nga ana e Bordit Drejtorëve. Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit
për aplikim, ndërsa NP mban të drejtën e formimit të listës së shkurtër me aplikant.

 

  • Lajmërime
  • Konkurs për Kryeshef Ekzekutiv në KRM Cabrati

Dokumente

  • Raporti vjetor Janar-Dhjetor 2024
  • Rregullore për Inkasantë dt. 25.03.2025
  • Plani i Biznesit 2025
  • STATUTI I SHOQËRISË AKSIONARE -KRM CABRATI dt. 08.10.2024
  • Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Raporti i Auditorit te pavarur dhe pasqyrat financiare më dhe për vitin e mbyllur më 31.12.2023
  • Raporti Vjetor Janar-Dhjetor 2023
  • Planifikimi Prokurimit per vitin 2024
  • Plani i Biznesit 2024
  • RAPORTI VJETOR i Kompanisë për vitin 2022

Arkiv

  • Dhjetor, 2017
  • Nëntor, 2017
  • Maj, 2017
  • Prill, 2017
  • Mars, 2017
  • Janar, 2017
  • Gusht, 2016
  • Korrik, 2016
  • Prill, 2016
  • Shkurt, 2016

Vegëza

  • Webmail Cabrati
  • GPS Login
  • Gjakova Komuna

Lajmet e Fundit

  • Aplikacion për Punësim
  • Konkurs - Zyrtar/e për arkivim
  • Njoftim për rezultatin e testit me shkrim , me ftesë për pjesëmarrje në intervist me gojë për pozitën - 1 - Inkasantë
  • Njoftim me Ftesë për test me shkrim për pozitën - Inkasantë
  • (Përmirësuar) Njoftimi për përzgjedhje per pozitën Shofer i katergorisë C
  • Njoftimi për përzgjedhje për pozitën 4 Punëtor Fizik
  • Rishpallje e konkursit për Inkasant

 

Top
Copyright © KRM Cabrati 2025 All rights reserved. Custom Design by Youjoomla.com
Lajmërime