• Shqip (SH)
  • Serbian (SR)
  • English (UK)

Kompania Regjionale e Mabeturinave Çabrati Gjakovë

  • Fillimi
  • Lajmërime
  • Për Çabratin
    • Historiku
    • Statuti i Kompanisë
    • Organizimi
    • Kontakt
    • Politika e Privatësisë
  • Dokumente
  • Konkurset & Njoftimet
  • Prokurimi
  • Kontakt
  • Aplikacioni për Punësim

Ankand Publik - Tregu (ripublikim)

Publikuar më 28 Korrik 2017

Në mbështetje të vendimit paraprak të Komisionit Komunal të Aksionarëve të KRM “Çabrati”sh.a. me nr. 06-006-50746, i datës 27.12.2016. Si dhe vendimit të rregullt të KKA-së me Nr. protokolli 06/463/017756 i datës 06.04.2017  për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së KRM’ Çabrati”sh.a. në parcelën 177-1 ne zonën kadastrale Gjakovë/ Qytet, Rr.”Mazllum Lakuci” p.nr. ne sipërfaqe prej të shfrytëzueshme prej 1,405 m², pas vendimit nga Bordi i Drejtorëve i KRM “Çabrati”sh.a. me  Nr. protokolli 446, i datës 18.05.2017, dhe Vendimit Nr. 690 datë 28.07.2017, për Ri-Shpalljen e ankandit publik,  Kompania:


Ri-Publikon
Ankand Publik – Dhënia në shfrytëzim e hapësirës publike

Ftohen të gjithë personat fizik, personat juridik, ndërmarrjet vendore dhe të huaja, etj. që janë të interesuara për shfrytëzimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme të KRM “Çabrati” SH.A. Gjakovë në parcelën 177-1 ne zonën kadastrale Gjakovë/Qytet ne sipërfaqen e shfrytëzueshme prej 1,405 m², që të aplikojnë në ri-ankandin publik, duke respektuar kërkesat si më poshtë:

ankandin e plotë mund ta gjeni këtu

 

a) Lokacioni pronës që është objekt i dhënies në shfrytëzim:
- Dhënia në shfrytëzim afatshkurtër e pronës së paluajtshme të komunës në afat prej 8-10 vite;
- Sipërfaqja tokësore e ofruar për shfrytëzim në ankand është 1,405 m²; që përfshin pjesën e cila do të shfrytëzohet sipas planit situacioni si më poshtë:
1. Objekti“Tregu i Bulmetit”  i mbyllur me sipërfaqe prej 379 m²;
2. Sipërfaqja e hapur (platoja dhe hapësira përkrah tregut bulmetit) me sipërfaqe prej 1,026 m²

b) Destinimi obligues:
Sipërfaqja totale e cila do të jepet ne shfrytëzim është 1,405 m², në të cilën përfshihet hapësira e tregut të hapur dhe atij të mbyllur. Plan situacioni do të jetë dokument mbështetës për destinim.

i. Objekti i mbyllur me sipërfaqe prej 379 m²-të destinohet si treg i bulmetit;
ii. Hapësira përkrah tregut të bulmetit me sipërfaqe prej 272 m²- të destinohet si treg i   pemëve dhe perimeve;
iii. Platoja me sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 754 m²- të destinohet si treg për promovimin e produkteve sezonale: lule, lloje dekorative, artizanale, tekstil, pjesë te ndryshme prodhuese etj.


c) Destinimi jo obligues
- Bankomate,
- Kabinë telefonike
- WC-publike
- Rampa
- Kabinë e sigurimit objektit-hapësirave

d) Afati i dhënjes në shfrytëzim: 
 -  Dhënia në shfrytëzim afatshkurtër e pronës së paluajtshme të KRM “Çabrati” SH.A. Gjakovë, në afat: 8 deri në 10 vite;
            -  Qiraja (renta) fillestare: 1.500 Euro/muaj. Vlerësohet çmimi më i favorshëm i ofruar.

e) Veprimtaria që do të ushtrohet: Funksionalizimi i Tregut të “Namazgjahut” -  Tregut të Bulmetit dhe Tregut të hapur
Lloji investimit:
• Investimi në Funksionalizimin e objektit të mbyllur “Tregu i Bulmetit”;
• Investimi në Tezga/Shtande për nevoja të funksionalizimit të tregut të hapur;
• Operacionalizimi i pajisjeve ekzistuese (montimi) dhe investimi në pajisje shtesë sipas nevojës së aplikuesit;
• Sigurimi i sistemit të menaxhimit të mbeturinave sipas standardeve dhe ligjit për mbrojtjen e ambientit;

f) Oferta duhet të përmbajë:
•  Planin e Biznesit, i cili duhet të përfshij Planin Investiv dhe projektin e detajuar, afatet kohore të kohëzgjatjes së investimeve;
• Plani Teknik, i cili duhet të përfshij Planin dinamik operacional, (sipas destinimit) dhe CV-ja e stafit dhe numri i punëtorëve që do të angazhohen.

g) Dokumentacioni shtesë:
- Deklarata nën betim;
- Certifikata e regjistrimit të biznesit, (duke përfshirë numrin fiskal);
- Certifikata e TVSH-së;
- Një vërtetim nga administrata Tatimore e vendit tuaj të themelimit se ju nuk jeni me vonesë për pagimin e tatimeve për tremujorin e fundit para dorëzimit të ofertës;
- Vërtetimin e Gjykatës Themelore – departamenti për çështje Ekonomike, Prishtine,
- Vërtetim mbi kryerjen e obligimeve ndaj kompanisë për grumbullimin e mbeturinave;
- Lista e referencave (e preferuar);
- Dëshmia financiare (p.sh. Deklarata nga banka, kapitali vetanak) me të cilën tregohet se qarkullimi dy vitet e fundit ka qenë së paku 50.000,00€;
- Nëse ofertuesit janë më shumë se dy partner, të prezantohet marrëveshja e partneritetit  dhe mënyra e bashkëpunimit në investimin e planifikuar sipas biznes planit;
- Certifikatë që nuk jeni nën hetime apo i dënuar – për titullarin e personit juridik dhe personat fizik;
- Fotokopja e letërnjoftimit të aplikuesit.

h) Nënkontraktimi
E drejta e shfrytëzimit nuk lejohet të bartet tek pala e tretë.

i) Afati i fundit për aplikim:
Afati aplikimit është 30  ditë duke filluar nga shpallja e Ankandit Publik me datë   29.07.2017. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave,  përfshire Biznes Planin dhe Planin Dinamik, do të jetë më datën 29.08.2017, në orën 14:00.

j)  Data, koha dhe vendi i hapjes së ofertave:
Hapja e ofertave do të bëhet nga Komisioni  për dhënien në shfrytëzim të pronës së kompanisë  në prezencë të ofertuesve më datën 29.08.2017 në orën 15:00. Hapja e ofertave bëhet në zyrën e drejtorisë së KRM “Çabrati”sh.a. Gjakovë Rr. “Mazllum Lakuci” p.nr.

k)   Numrat kontaktues, email adresat për informacionet shtesë:
Personat kontaktues: Ilirjana Efendija, Bleta Këpuska      
email: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.,This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.;
tel. 0390/321- 588 (zyre),  nga ora 08.00 – 16.00.

Informatat  tjera shtesë dhe vizitat për shqimin e lokacionit mund të bëhen gjatë gjithë periudhës së Ankandit Publik (30 ditë) duke iu referuar zyrës së Drejtorisë së KRM “Çabrati” sh.a. Gjakovë.

Ofertat në pliko të mbyllura duhet të dorëzohen në zyrën e Drejtorisë së KRM “Çabrati” në Gjakovë në tri kopje (1 origjinal dhe 2 kopje).

Të gjitha të drejtat dhe obligimet që dalin nga ky Ankand Publik përcaktohen me kontratë  në mes të KRM “Çabrati”sh.a. Gjakovë , dhe fituesit të ankandit publik.


Gjakovë, 28.07.2017

 

 

 

 

 

  • Lajmërime
  • Ankand Publik - Tregu (ripublikim)

Dokumente

  • Vendimi per tarifat e grubullimit te mbeturinave me nr.35609 - 2026
  • Plani i Biznesit për vitin 2026
  • Raporti vjetor Janar-Dhjetor 2024
  • Rregullore për Inkasantë dt. 25.03.2025
  • Plani i Biznesit 2025
  • STATUTI I SHOQËRISË AKSIONARE -KRM CABRATI dt. 08.10.2024
  • Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Raporti i Auditorit te pavarur dhe pasqyrat financiare më dhe për vitin e mbyllur më 31.12.2023
  • Raporti Vjetor Janar-Dhjetor 2023
  • Planifikimi Prokurimit per vitin 2024

Arkiv

  • Dhjetor, 2017
  • Nëntor, 2017
  • Maj, 2017
  • Prill, 2017
  • Mars, 2017
  • Janar, 2017
  • Gusht, 2016
  • Korrik, 2016
  • Prill, 2016
  • Shkurt, 2016

Vegëza

  • Webmail Cabrati
  • GPS Login
  • Webmail
  • Gjakova Komuna

Lajmet e Fundit

  • Aplikacion për Punësim
  • Konkurs - Zyrtar/e për arkivim
  • Njoftim me Ftesë për test me shkrim për pozitën - Inkasantë
  • (Përmirësuar) Njoftimi për përzgjedhje per pozitën Shofer i katergorisë C
  • Njoftimi për përzgjedhje për pozitën 4 Punëtor Fizik
  • Rishpallje e konkursit për Inkasant
  • Anulimin i kunkursit për poziten Inkasant

 

Top
Copyright © KRM Cabrati 2026 All rights reserved. Custom Design by Youjoomla.com
Lajmërime