• Shqip (SH)
  • Serbian (SR)
  • English (UK)

Kompania Regjionale e Mabeturinave Çabrati Gjakovë

  • Fillimi
  • Lajmërime
  • Për Çabratin
    • Historiku
    • Statuti i Kompanisë
    • Organizimi
    • Kontakt
  • Dokumente
  • Konkurset & Njoftimet
  • Prokurimi
  • Kontakt
  • Aplikacioni për Punësim

Konkurs për Anëtarë të Bordit Drejtues

Publikuar më 16 Janar 2017

Nga: KOMISIONI KOMUNAL I AKSIONARËVE

Për:  Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “ÇABRATI: SH.A Gjakovë

Gjakovë: 12.01.2017

 

Komisioni Komunal i Aksionarëve me kërkesën e vetë të datës 05.01.2017, komfor nenit 16 dhe 17 të Ligjit nr. 03/L-087 “Për Ndërmarrjet Publike” të datës 13 Qershor 2008, shpall:

 

KONKURS

për zgjedhjen:

Pozita:Anëtarë i  Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina  “ÇABRATI” SH.A Gjakovë

Mandati: Deri më 24 Dhjetor 2017. Mandati i pushon së bashku me Anëtarët e Bordit të zgjedhur me 26.12.2014.

 

 

Anëtari i Bordit të Drejtorëve  duhet të jetë ekspert apo së paku të ketë njohuri adekuate në kontabilitet, financa, menaxhment, administrim biznesi apo mjedis ( ekologji).

Për shkak të plotësimit të pozitës vakant të njërit të Anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Çabrati” Sh.A. Gjakovë, Komisioni Komunal i Akcionarëve shpall konkursë për Një Anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike. Ndërmarrja ofron shërbime për grumbullimin, transportimin dhe heqjen e mbeturinave në rajonin e Gjakovës.

Anëtarë e Bordit të Drejtorëve të NP, do ti përgjigjen Komisionit Komunal të Aksionarëve mbi bazat e raportimit të rezultateve për çdo vit financiarë.

Funksionet kryesore të Anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të NP janë:

a) Respektoi statutin dhe ligjet dhe aktet nënligjore të Kompanisë, dhe të zbatojnë vendimet e aksionarëve;

b) Definojë strategjinë e Kompanisë, të aprovoi planin vjetorë afarist dhe buxhetin vjetor të përgatitur nga Shefi Ekzekutiv në bazë të udhëzimeve strategjike të Bordit të Drejtorëve;

c) Siguroi që bilanci i gjendjes dhe pasqyrat financiare të Kompanisë janë të përgatitura dhe t`i dorëzojë ato në Mbledhjen e Përgjithshme të aksionarëve për aprovim përfundimtarë, bashkë me një propozim për ndarjen e investimeve;

d) Siguroi që Librat e kompanisë, duke përfshirë edhe regjistrat financiare, janë në pajtim me standardet e zbatueshme kontabël dhe me ligje;

e) Sigurojë që auditimi i librave dhe regjistrave të bëhet së paku një herë në vit nga ana e auditorit të pavarur, dhe të dorëzohet raporti i auditimit në Mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve si dhe t`i vendoset në dispozicion secilit drejtor dhe zyrtar të kompanisë:

f) Të bëhen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose shpalosjet e nevojshme te autoritetet e duhura siç mund të kërkohet me ligj dhe me akte nënligjore të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” Sh.A., dhe të sigurohet që Kompania i zbaton ligjet e zbatueshme dhe standardet e kontabilitetit:

g) Të hartohet një raport vjetorë, në fund të secilit vit biznesor, mbi menaxhimin e kompanisë, pasuritë e Kompanisë, gjendjen financiare të Kompanisë dhe politikat afariste të Kompanisë  i nënshkruar nga kryetari i Bordit dhe nga më së paku një drejtor tjetër dhe tu shpërndahet të gjithë drejtorëve, zyrtarëve dhe aksionarëve:

h) Të përgatitet plani afatgjatë strategjik dhe i investimeve si dhe plani financiar i Kompanisë dhe t`i dorëzohet bashkë me raportin vjetorë në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve:

i) Të ketë autoritetin për të krijuar komisione që përbëhen nga individët të cilët janë apo nuk janë duke shërbyer në bordin e drejtorëve, për ta caktuar anëtarin e tyre dhe për të deleguar autoritetin te ato komisione:

j) Të caktojë, heq, angazhojë dhe largojë zyrtarët e kompanisë, të përcaktoi kompensime për zyrtarët, monitorojë punët e tyre, dhe të lëshojë instruksione: dhe

k) Të autorizojë zyrtarë dhe personelin e kompanisë për të hyrë në marrëveshje me palët e treta në emër të kompanisë, dhe të vendosë limitet e autoritetit nënshkrues për ata zyrtarë dhe atë personel.

Kjo pozitë kërkon që personi të ketë vendosmëri, ambicie dhe shkathtësi mbikëqyrëse. Prandaj është paraparë që kandidati i suksesshëm për pozitën e Anëtarit të Bordit të NP, duhet të plotësoi kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe përshtatshmërisë profesionale si vijon:

> Duhet të ketë integritet të njohur,duke marrë parasysh , ndër tjera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mundë të ketë bërë ky person ndaj cilit do person tjetër.

> Të ketë së paku pesë (5) vite përvojën nivel të lartë të menaxhmentit- në fushën e  administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim të thesarit , banka, konsulentë në biznes dhe industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarin e NP: ose për së paku  pesë (5) vite të ketë qenë kontabilist publik, apo anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me  veprimtarin afariste të ndërmarrjes.

> Çdo person i cili aplikon për pozitën eanëtarit të bordit të drejtorit duhet të japi një deklaratë nën betim në të cilën deklaron se ai/ ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe ato të përshtatshmërisë profesionale sipas paragrafit 1-3 të nenit 17 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike.

Kandidatët për Anëtarë të  Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina  “ÇABRATI” SH.A ,  i nënshtrohen procesit  të intervistimit.

Ju mund të merrni nga një kopje të përshkrimit ( kushteve të kualifikimit, pavarësisë dhe përshtatshmërisë profesionale) për ketë pozitë duke kontaktuar Sekretarin e KRM”ÇABRATI” SH.A. Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn.

Ju lutemi dorëzoni dokumentacionet e kompletuara të cilat duhet të përfshijnë letrën përcjellëse, biografin tuaj(CV-në), kopjen e diplomave përkatëse, referencat  dhe deklaratën nën betim se jeni të njoftuar me kushtet për këtë pozitë, gjitha këto  tek:

Sekretari i KRM”ÇABRATI” SH.A. Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn., me titull “Për Komisionin Komunal të Aksionarëve”.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë pas shpalljes.Deri me datë 29.01.2017 ora 16:00.

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të merren në shqyrtim nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve

  • Lajmërime
  • Konkurs për Anëtarë të Bordit Drejtues

Dokumente

  • Raporti vjetor Janar-Dhjetor 2024
  • Rregullore për Inkasantë dt. 25.03.2025
  • Plani i Biznesit 2025
  • STATUTI I SHOQËRISË AKSIONARE -KRM CABRATI dt. 08.10.2024
  • Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Raporti i Auditorit te pavarur dhe pasqyrat financiare më dhe për vitin e mbyllur më 31.12.2023
  • Raporti Vjetor Janar-Dhjetor 2023
  • Planifikimi Prokurimit per vitin 2024
  • Plani i Biznesit 2024
  • RAPORTI VJETOR i Kompanisë për vitin 2022

Arkiv

  • Dhjetor, 2017
  • Nëntor, 2017
  • Maj, 2017
  • Prill, 2017
  • Mars, 2017
  • Janar, 2017
  • Gusht, 2016
  • Korrik, 2016
  • Prill, 2016
  • Shkurt, 2016

Vegëza

  • Webmail Cabrati
  • GPS Login
  • Gjakova Komuna

Lajmet e Fundit

  • Aplikacion për Punësim
  • Konkurs - Zyrtar/e për arkivim
  • Njoftim për rezultatin e testit me shkrim , me ftesë për pjesëmarrje në intervist me gojë për pozitën - 1 - Inkasantë
  • Njoftim me Ftesë për test me shkrim për pozitën - Inkasantë
  • (Përmirësuar) Njoftimi për përzgjedhje per pozitën Shofer i katergorisë C
  • Njoftimi për përzgjedhje për pozitën 4 Punëtor Fizik
  • Rishpallje e konkursit për Inkasant

 

Top
Copyright © KRM Cabrati 2025 All rights reserved. Custom Design by Youjoomla.com
Lajmërime