Nga: KOMISIONI KOMUNAL I AKSIONARËVE
Për: Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “ÇABRATI: SH.A Gjakovë
Gjakovë: 30.08.2016
Komisioni Komunal i Aksionarëve në mbledhjen e vetë të datës 29.07.2016, me kërkesë të datës 29.08.2016 për vazhdim të afatit të konkursit , komfor nenit 16 dhe 17 të Ligjit nr. 03/L-087 “Për Ndërmarrjet Publike” të datës 13 Qershor 2008, merr këtë:
VENDIM
Të shpall K o n k u r s Vazhdim i konkursit të datës 27.07.2016 për zgjedhjen:
Pozita: Anëtarë i Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “ÇABRATI” SH.A Gjakovë
Mandati: Deri më 24 Dhjetor 2017. Mandati i pushon së bashku me Anëtarët e Bordit të zgjedhur me 26.12.2014.
Anëtari i Bordit të Drejtorëve duhet të jetë ekspert apo së paku të ketë njohuri adekuate në kontabilitet, financa, menaxhment apo administrim biznesi.
Për shkak të plotësimit të pozitës vakant të njërit të Anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Çabrati” Sh.A. Gjakovë, Komisioni Komunal i Aksionarëve shpall konkurs për Një Anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike. Ndërmarrja ofron shërbime për grumbullimin, transportimin dhe heqjen e mbeturinave në rajonin e Gjakovës.
Anëtarët e Bordit të Drejtorëve të NP, do ti përgjigjen Komisionit Komunal të Aksionarëve mbi bazat e raportimit të rezultateve për çdo vit financiarë.
Funksionet kryesore të Anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të NP janë:
a) Respektoi statutin dhe ligjet dhe aktet nënligjore të Kompanisë, dhe të zbatojnë vendimet e aksionarëve;
b) Definojë strategjinë e Kompanisë, të aprovoi planin vjetorë afarist dhe buxhetin vjetor të përgatitur nga Shefi Ekzekutiv në bazë të udhëzimeve strategjike të Bordit të Drejtorëve;
c)Siguroi që bilanci i gjendjes dhe pasqyrat financiare të Kompanisë janë të përgatitura dhe t`i dorëzojë ato në Mbledhjen e Përgjithshme të aksionarëve për aprovim përfundimtarë, bashkë me një propozim për ndarjen e investimeve;
d) Siguroi që Librat e kompanisë, duke përfshirë edhe regjistrat financiare, janë në pajtim me standardet e zbatueshme kontabël dhe me ligje;
e) Sigurojë që auditimi i librave dhe regjistrave të bëhet së paku një herë në vit nga ana e auditorit të pavarur, dhe të dorëzohet raporti i auditimit në Mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve si dhe t`i vendoset në dispozicion secilit drejtor dhe zyrtar të kompanisë:
f) Të bëhen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose shpalosjet e nevojshme te autoritetet e duhura siç mund të kërkohet me ligj dhe me akte nënligjore të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” Sh.A., dhe të sigurohet që Kompania i zbaton ligjet e zbatueshme dhe standardet e kontabilitetit:
g) Të hartohet një raport vjetorë, në fund të se cilit vit biznesor, mbi menaxhimin e kompanisë, pasuritë e Kompanisë, gjendjen financiare të Kompanisë dhe politikat afariste të Kompanisë i nënshkruar nga kryetari i Bordit dhe nga më së paku një drejtor tjetër dhe tu shpërndahet të gjithë drejtorëve, zyrtarëve dhe aksionarëve:
h) Të përgatitet plani afatgjatë strategjik dhe i investimeve si dhe plani financiar i Kompanisë dhe t`i dorëzohet bashkë me raportin vjetorë në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve:
i) Të ketë autoritetin për të krijuar komisione që përbëhen nga individët të cilët janë apo nuk janë duke shërbyer në bordin e drejtorëve, për ta caktuar anëtarin e tyre dhe për të deleguar autoritetin te ato komisione:
j) Të caktojë, heq, angazhojë dhe largojë zyrtarët e kompanisë, të përcaktoi kompensime për zyrtarët, monitorojë punët e tyre, dhe të lëshojë instruksione: dhe
k) Të autorizojë zyrtarë dhe personelin e kompanisë për të hyrë në marrëveshje me palët e treta në emër të kompanisë, dhe të vendosë limitet e autoritetit nënshkrues për ata zyrtarë dhe atë personel.
Kjo pozitë kërkon që personi të ketë vendosmëri, ambicie dhe shkathtësi mbikëqyrëse. Prandaj është paraparë që kandidati i suksesshëm për pozitën e Anëtarit të Bordit të NP,duhet të plotësoi kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe përshtatshmërisë profesionale si vijon:
Duhet të ketë integritet të njohur, duke marrë parasysh , ndër tjera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mundë të ketë bërë ky person ndaj cilit do person tjetër.
Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë në nivel të lartë të menaxhmentit- në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim të thesarit , banka, konsulentë në biznes dhe industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarin e NP: ose për së paku pesë (5) vite të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar apo anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarin afariste të ndërmarrjes.
Çdo person i cili aplikon për pozitën e anëtarit të bordit të drejtorit duhet të japi një deklaratë nën betim në të cilën deklaron se ai/ ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe ato të përshtatshmërisë profesionale sipas paragrafit 1-3 të nenit 17 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike.
Kandidatët për Anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “ÇABRATI” SH.A , i nënshtrohen procesit të intervistimit.
Ju mund të merrni nga një kopje të përshkrimit( kushteve të kualifikimit, pavarësisë dhe përshtatshmërisë profesionale) për ketë pozitë duke kontaktuar Sekretarin e KRM”ÇABRATI” SH.A. Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn.
Ju lutem i dorëzoni dokumentacionet e kompletuara të cilat duhet të përfshijnë letrën përcjellëse, biografin tuaj(CV-në), kopjen e diplomave përkatëse, referencat dhe deklaratën nën betim se jeni të njoftuar me kushtet për këtë pozitë, gjitha këto tek:
Kandidatët që kanë aplikuar, brenda afatit të konkursit paraprak dt.27.07.2016, nuk kanë nevojë që të aplikojnë sërish,sepse dokumentat e tyre konsiderohen se janë dorëzuar me kohë, dhe do të shqyrtohen nga KKA.
Sekretari i KRM”ÇABRATI” SH.A. Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn., me titull “Për Komisionin Komunal të Aksionarëve”.
Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë pas vazhdimit të shpalljes nga data 30.08.2016 deri me datë 17.09.2016 ora 16:00.
Aplikacionet e arritura pas afatit dhe të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të merren në shqyrtim nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve