• Shqip (SH)
  • Serbian (SR)
  • English (UK)

Kompania Regjionale e Mabeturinave Çabrati Gjakovë

  • Fillimi
  • Lajmërime
  • Për Çabratin
    • Historiku
    • Statuti i Kompanisë
    • Organizimi
    • Kontakt
  • Dokumente
  • Konkurset & Njoftimet
  • Prokurimi
  • Kontakt
  • Aplikacioni për Punësim

Konkurs

Publikuar më 14 Korrik 2012

KOMISIONI KOMUNAL I AKSIONARËVE

/Për Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “ÇABRATI: SH.A Gjakovë/

 

Komisioni Komunal i Aksionarëve në mbledhjen e vetë të datës 28.04.2012, komfor nenit 16 dhe 17 të Ligjit nr. 03/L-087 “Për Ndërmarrjet Publike” të datës 13 Qershor 2008, shpall

 

 

K o n k u r s

 

Për zgjedhjen:

 

Pozita: Anëtarë të  Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina  “ÇABRATI” 

            SH.A Gjakovë

 

Mandati: Tri (3) vite

 

Numri: Katër (4), dy (2) prej anëtarëve të Bordit të Drejtorëve  duhet të jenë ekspert apo së paku 

            të kenë njohuri adekuate në kontabilitet

 

Pas përfundimit të procesit të korporatizimit dhe regjistrimit të Kompanisë Rajonale për Mbeturina  “ÇABRATI” SH.A ,  dhe pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të Bordit Drejtorëve, Komisioni Komunal i Aksionarëve shpall konkurs për anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike.  

Kompania ofron shërbime për grumbullimin, transportimin dhe heqjen e mbeturinave në rajonin e Gjakovës dhe punëson 112 punëtor. 

Anëtarët e Bordit të Drejtorëve të NP, do ti përgjigjen Komisionit Komunal të Aksionarëve mbi bazat e raportimit të rezultateve për çdo vit financiarë. 

 

Funksionet kryesore të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të NP janë:

 

a) Respektoi statutin dhe ligjet dhe aktet nënligjore të Kompanisë, dhe të zbatojnë vendimet e aksionarëve; 

b) Definojë strategjinë e Kompanisë, të aprovoi planin vjetorë afarist dhe buxhetin vjetor të përgatitur nga Shefi Ekzekutiv në bazë të udhëzimeve strategjike të Bordit të Drejtorëve;

c) Siguroi që bilanci i gjendjes dhe pasqyrat financiare të Kompanisë janë të përgatitura dhe t`i dorëzojë ato në Mbledhjen e Përgjithshme të aksionarëve për aprovim përfundimtarë, bashkë me një propozim për ndarjen e investimeve;

d) Siguroi që Librat e kompanisë, duke përfshirë edhe regjistrat financiare, janë në pajtim me standardet e zbatueshme kontabël dhe me ligje;

e) Sigurojë që auditimi i librave dhe regjistrave të bëhet së paku një herë në vit nga ana e auditorit të pavarur, dhe të dorëzohet raporti i auditimit në Mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve si dhe t`i vendoset në dispozicion secilit drejtor dhe zyrtar të kompanisë:

f) Të bëhen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose shpalosjet e nevojshme te autoritetet e duhura siç mund të kërkohet me ligj dhe me akte nënligjore të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” Sh.A., dhe të sigurohet që Kompania i zbaton ligjet e zbatueshme dhe standardet e kontabilitetit:

g) Të hartohet një raport vjetorë, në fund të secilit vit biznesor, mbi menaxhimin e kompanisë, pasuritë e Kompanisë, gjendjen financiare të Kompanisë dhe politikat afariste të Kompanisë  i nënshkruar nga kryetari i Bordit dhe nga më së paku një drejtor tjetër dhe tu shpërndahet të gjithë drejtorëve, zyrtarëve dhe aksionarëve:

h) Të përgatitet plani afatgjatë strategjik dhe i investimeve si dhe plani financiar i Kompanisë dhe t`i dorëzohet bashkë me raportin vjetorë në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve:

i) Të ketë autoritetin për të krijuar komisione që përbëhen nga individët të cilët janë apo nuk janë duke shërbyer në bordin e drejtorëve, për ta caktuar anëtarin e tyre dhe për të deleguar autoritetin te ato komisione:

j) Të caktojë, heq, angazhojë dhe largojë zyrtarët e kompanisë, të përcaktoi kompensime për zyrtarët, monitorojë punët e tyre, dhe të lëshojë instruksione: dhe

k) Të autorizojë zyrtarë dhe personelin e kompanisë për të hyrë në marrëveshje me palët e treta në emër të kompanisë, dhe të vendosë limitet e autoritetit nënshkrues për ata zyrtarë dhe atë personel.

 

Kjo pozitë kërkon që personi të ketë vendosmëri, ambicie dhe shkathtësi mbikëqyrëse. Prandaj është paraparë që kandidati i suksesshëm për pozitën e Drejtorit-Anëtarit të Bordit të NP. duhet të plotësoi kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe përshtatshmërisë profesionale si vijon:

 

> Duhet të ketë integritet të njohur,duke marrë parasysh , ndër tjera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mundë të ketë bërë ky person ndaj cili do person tjetër

> Të ketë së paku pesë (5) vite përvojën nivel të lartë të menaxhmentit- në fushën e  administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim të thesarit , banka, konsulentë në biznes dhe industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarin e NP. : ose për së paku  pesë (5) vite të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar apo anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me  veprimtarin afariste të ndërmarrjes.

> Çdo person i cili aplikon për pozitën e drejtorit duhet të japi një deklaratë nën betim të në të cilën deklaron se ai/ ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe ato të përshtatshmërisë profesionale sipas paragrafit 1-3 të nenit 17 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike.

 

Kandidatët për Anëtarë të  Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina  “ÇABRATI” SH.A ,  i nënshtrohen procesit  të intervistimit.

 

Ju mund të merrni nga një kopje të përshkrimit ( kushteve të kualifikimit, pavarësisë dhe përshtatshmërisë profesionale) për ketë pozitë duke kontaktuar Sekretarin e KRM”ÇABRATI” SH.A. Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn.

 

Ju lutemi dorëzoni dokumentacionet e kompletuara të cilat duhet të përfshijnë letrën përcjellëse, biografin tuaj(CV-në), kopjen e diplomave përkatëse, referencat  dhe deklaratën nën betim se jeni të njoftuar me kushtet për këtë pozitë, gjitha këto  tek:

 

Sekretari i KRM”ÇABRATI” SH.A. Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn., me titull “Për Komisionin Komunal të Aksionarëve”.

 

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 30 ditë pas shpalljes.

 

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të merren në shqyrtim nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve

  • Lajmërime
  • Konkurs

Dokumente

  • Raporti vjetor Janar-Dhjetor 2024
  • Rregullore për Inkasantë dt. 25.03.2025
  • Plani i Biznesit 2025
  • STATUTI I SHOQËRISË AKSIONARE -KRM CABRATI dt. 08.10.2024
  • Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Raporti i Auditorit te pavarur dhe pasqyrat financiare më dhe për vitin e mbyllur më 31.12.2023
  • Raporti Vjetor Janar-Dhjetor 2023
  • Planifikimi Prokurimit per vitin 2024
  • Plani i Biznesit 2024
  • RAPORTI VJETOR i Kompanisë për vitin 2022

Arkiv

  • Dhjetor, 2017
  • Nëntor, 2017
  • Maj, 2017
  • Prill, 2017
  • Mars, 2017
  • Janar, 2017
  • Gusht, 2016
  • Korrik, 2016
  • Prill, 2016
  • Shkurt, 2016

Vegëza

  • Webmail Cabrati
  • GPS Login
  • Gjakova Komuna

Lajmet e Fundit

  • Aplikacion për Punësim
  • Konkurs - Zyrtar/e për arkivim
  • Njoftim për rezultatin e testit me shkrim , me ftesë për pjesëmarrje në intervist me gojë për pozitën - 1 - Inkasantë
  • Njoftim me Ftesë për test me shkrim për pozitën - Inkasantë
  • (Përmirësuar) Njoftimi për përzgjedhje per pozitën Shofer i katergorisë C
  • Njoftimi për përzgjedhje për pozitën 4 Punëtor Fizik
  • Rishpallje e konkursit për Inkasant

 

Top
Copyright © KRM Cabrati 2025 All rights reserved. Custom Design by Youjoomla.com
Lajmërime