KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE "ÇABRATI" SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/ 212) dhe gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendeve të punës për periudhën e ardhshme një vjeçare, dhe Vendimit të KE-iv me Nr. 159/2022 dhe me Nr. Protokolli 2140 i datës 18.10.2022, u vendos që me datë 19.10.2022 të shpallët ky :
Konkurs publik
Konkurs - Pozita Punëtor fizik
Pozita: Punëtor Fizik
Numri: 2 (dy)
I përtgjigjet: Menaxherit të Operativës.
Vendi: Gjakovë
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Kushtet e përgjithshme:
Të ketë përgatitje- Shkollim Fillor- (i preferueshëm); Të ketë së paku një (1) vit përvojë pune;
Kushtet e veçanta:
Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, Të mos jetë i/e dënuar ose nën hetime.
Detyrat e punëve :
Kryen të gjitha punët fizike ne mbledhjen dhe ngarkimirt e mbeturinave;
Zbrazjen e kontejnerëve dhe pastrimin e lokacionit rreth tyre, sipas planit operativ dhe urdhëresës se punës;
Bënë fshilien-pastrimin dhe larjen e rrugëve, apo pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga bora dhe akulli, si dhe hedhjen e kripës;
Bënë largimin e qeneve dhe maceve të ngordhura dhe vendosjen e tyre në kontejner; Është i obliguar që të ketë sjellje korrekte ndaj qytetarëve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve;
Është përgjegjës për përdorim të kujdesshëm të kontejnerëve dhe mjeteve të punës; Varësisht nga natyra dhe sektori, bën hapjen e varreve dhe mirëmbajtjen e tyre konform urdhrave te marra;
Kryen punë tjera sipas urdhëresës së Udhëheqësit, nevojës së procesit të punës dhe interesit të Ndërmarrjes;
Kandidatët duhet t'i dorëzojë këto dokumente:
Aplikacionin-Kërkesën, CV-në, Dëshminë e shkollimit, Dëshminë për përvojën e punës, Certifikata e mjekut- preferohet, Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 3 muaj), dhe Letër Njoftimin.
Afati i paraqitjes së kërkesave për këtë pozitë është 15 ditë nga dita e publikimit, ( nga data 19.10.2022 e deri me datë 02.11.2022 ora 16:00).
Kërkesën me dokumentacione të kërkuara, kandidatet duhet t'i dorëzojnë në drejtorin e KRM."Çabrati" SH.A. në Gjakovë, Rr."MazIlom Lakuci" pn. (tek zyra e Menaxherit të Burimeve Njerëzore). Dokumentet pa afat dhe të pakompletuara nuk do të merren për bazë.
Pas kalimit të afatit të konkursit, kandidatet i nënshtrohen procedurës së intervistës.