Bordi drejtues i KRM "Cabrati" SH.A. Gjakovë, pas intervistave të bëra me kandidatët që kanë aplikuar në Konkursin e Ri-Shpallur e të publikuar me datë 22.06.2015 për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KRM. "Cabrati" SH.A. Gjakovë, me datë 22.07.2015 mori këtë:
VENDIM
I. Për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KRM "Cabrati" SH.A. Gjakovë zgjidhet kandidatja Nora Efendija Gola nga Gjakova, Msc. Menaxhment Agrobiznes.
II. Ky njoftim të publikohet në tabelën e shpalljeve të Kompanisë.
III. Kundër këtij vendimi kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 15 ditësh tek Komisioni i ankesave i Kompanisë.
Vendimin mund ta gjeni këtu