Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrje Publike Nr.03/L-087, Bordi i Drejtorëve i NPL-e Kompanisë Regjionale Mbeturinave “Çabrati” SH.A. Gjakovë në mbledhjen e mbajtur me
datë 31.01.2015, vendosi që me datë 10.02.2015 të shpall ketë:
K O N K U R S
Pozita e punës: Këshilltar/e i/e Përgjithshëm/Sekretar/e Korporativ/e
Vendi: Gjakovë
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Organizon, koordinon dhe udhëheqë me punët e Dep. Administrativ;
- Merr pjesë në mbledhjet e stafit udhëheqës dhe mbledhjet tjera sipas nevojës;
- Merr pjesë në krijimin e politikes afariste nga lëmia e Dep;
- Koordinon punët me shërbimet tjera në kuadër të NP;
- Përpilon plane mujore dhe vjetore të punëve dhe detyrave të shërbimit;
- Merr pjesë në punën e Menaxhmentit;
- Jep këshilla juridike punëtorëve të NP;
- Menaxhon përfaqësimin e NP në të gjitha Gjykatat e rregullta, në të gjitha kontestet dhe kundërshtimet sipas
urdhërpagesave;
- Bënë interpretimin dhe sqarimin e dispozitave e akteve normative dhe ligjeve tjera në fuqi lidhur me
realizimin e administrimit;
- I zbaton punët paraprake për pranimin e punëtorëve në marrëdhënie pune siç janë; paraqitja e
nevojës për punëtor, shpalljet, konkurset dhe veprimet tjera të nevojshme që rezultojnë nga ligjet
aplikueshme në Kosovë;
- Vepron si agjent i NP për pranimin e njoftimeve;
- Kryen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose zbulimet për autoritetet përkatëse siç mund të
kërkohet me ligj;
- Mbikëqyrë mirëmbajtjen e duhur dhe azhurnimin e rregullt të ueb faqes;
- Koordinon me KSHE përgatitjen e letrave (dokumenteve) për mbledhjet e Bordit të Drejtorëve;
- Sekretari do të mbaj procesverbalin e secilës Mbledhje të Përgjithshme dhe Bordit të Drejtorëve dhe
Komisionit të Auditimit;
- Si dhe detyrat tjera të cilat (më tutje) mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të
punës ose të caktuara nga punëdhënësi.
Kualifikimi dhe aftësitë:
- Fakulteti juridik, 4 vjeçar, apo me Sistemin e Bolonjës 3+2
- Të posedoj 3 vite përvojë pune në profesion dhe
- Të mos jetë nën hetime për vepër penale.
Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.
Procedura e aplikimit:
Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
- CV-ja (Biografia),
- Diploma e fakultetit- kopje
- Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet;
- Dëshmi mbi përvojën e punës;
- Kopja e letër njoftimit,
- Letër motivimi,
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se 3 muaj.
Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim ,ndërsa NP mban të drejtën e formimit të listës së shkurtër me aplikant.
Kandidatet e interesuar për punësim mund të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Zyrat e KRM. “Çabrati” SH.A. Gjakovë. Afati i fundit për aplikim është deri në orën 16:00 të datës 25.02.2015.