KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE "ÇABRATI" SH.A. GJAKOVË, dukeiu bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/212) dhe gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendeve të punës për periudhën e ardhshme një vjeçare, dhe Vendimit të KE-iv Nr.23 me Nr. Prot. 314 të datës 13.02.2023, Kryeshefi Ekzekutiv vendosi që me datë 14.02.2023 të shpallë këtë :
Konkurs publik Për këtë pozitë:
Konkurs për Centralist/e
I. 1 /një/ CENTRALIST- CRM (Menaxhues i Marrëdhënieve me Konsumatorët) me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi, por që 6/ gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese.
Kushtet e përgjithshme:
1. Të posedojnë nivelin e shkollimit: Shkollë e Mesme, preferohet Fakulteti,
2. Të ketë më së paku 1 (një) vit përvojë të punës.
Kushtet e veçanta:
1. Të ketë njohuri të punës me kompjuter,
2. Të jetë njohës i gjuhëve zyrtare, si dhe preferohet njohja e gjuhës angleze.
3. Të mos jetë i/e dënuar ose nën hetime,
Dokumentet e kërkuara:
Kërkesa, CV-ja, Diploma , Referenca e përvojës 1 (një) vit në punët relevante, Dëshmia mbi njohjen e punës me kompjuter, Dëshmia mbi njohjen e gjuhëve zyrtare -preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, Dëshmia nga Gjykata që nuk është i/e dënuar ( më e re se gjashtë muaj), dhe Letër Njoftimi.
Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësitë:
Menaxhuesi i Marrëdhënieve me Konsumatorët kryen këto detyra:
- Komunikimi me konsumatorët lidhur me obligimet ndaj Kompanisë;
-Njoftimi i konsumatorëve lidhur me faturat mujore dhe pagesat e këstit për ri programim të borxhit; - Njoftimi i konsumatoreve për mos përmbushje të Marrëveshjes me Kompaninë;
- Përpilimi raporteve javore, mujore vjetore lidhur me konsumatorët e papërgjegjshëm etj.;
- Njohja e Rregulloreve të brendshme të Kompanisë;
- Kryen edhe punë tjera, të përcaktuara nga Udhëheqësi;
- Si dhe detyrat tjera të cilat me tutje mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të punës ose të caktuara nga punëdhënësi
Paga: Për këtë pozitë përcaktohet nga Punëdhënësi në Iartësinë e nivelit të vendit të punës.
Afati i paraqitjes së kërkesave për këtë pozitë është 15 ditë nga dita e publikimit, ( nga data 14.02.2023 e deri me datë 28.02.2023 ora 16:00).
Kërkesën me dokumentacione të kërkuara, kandidatet duhet t'i dorëzojnë në drejtorin e KRM."Çabrati" SH.A. në Gjakovë, Rr."Mazllom Lakuci" pn. (tek zyra e Menaxherit të Burimeve Njerëzore). Dokumentet pa afat dhe të pakompletuara nuk do të merren për bazë.
Pas kalimittë-aktit të konkursit, kandidatet i nënshtrohen procedurës së testit dhe intervistës.