KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE "ÇABRATI" SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/212) dhe gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendeve të punës për periudhën e ardhshme një vjeçare, dhe Vendimit Nr. KE-iv 117 me nr. Prot.1276 i datës 07.07.2022 të Kryeshefi Ekzekutiv, u vendos që me datë 08.07.2022 të shpallë këtë :
Konkurs publik
Konkurs për Faturist dhe Portoarkë
Për këto pozita:
- 1 /një/ FATURIST/E DHE PORTOARKË me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi, por që 6/ gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese.
Kushtet e përgjithshme:
- Të posedojnë nivelin e shkollimit: Shkollë e Mesme, preferohet Fakultet
- Të ketë më së paku 1 (një) vit përvojë të punës,
Kushtet e veçanta:
- Të ketë aftësi organizative,
- Të ketë njohuri të punës me kompjuter,
- Të mos jetë i/e dënuar ose nën hetime,
Dokumentet e kërkuara:
Kërkesa, CV-ja, Diploma , Referenca e përvojës 1 (një) vit në punët relevante, Dëshmi mbi posedim të aftësive organizative, Dëshmia mbi njohjen e punës me kompjuter, Dëshmia nga Gjykata që nuk është i/e dënuar ( më e re se gjatë muaj), dhe Letër Njoftimi.
Detyrat e punës:
Ekzekutimi dhe zhvillimi i programeve të brendshme të faturimit;
Dorëzimi dhe zhvillimi i raporteve lidhur me faturimit daljen dhe hyrjen;
Mbështetja e zhvillimeve drejt përmirësimit në efikasitet, shpejtësi dhe saktësi në kryerjen e punëve dhe detyrave të punës në sistemin e faturimit;
Ndarja e përgjegjësisë për faturim të saktë për të gjithë konsumatorët;
Sigurimi i informatave më të reja dhe të sakta për konsumatorët dhe Kompaninë; Përpunimi i pagesave të faturuara;
Si dhe detyrat tjera të cilat (mëtutje) mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të punës ose të caktuara nga punëdhënësi.
- 1 /një/ SHOFER ME KATEGORI "C" , me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi, por që 6/ gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese.
Kushtet e përgjithshme:
- Të posedojnë nivelin e shkollimit: Shkollë e Mesme,
Të ketë më së paku 1 (një) vite përvojë të punës relevante.
Kushtet e veçanta
- Të posedoj Patentë shoferin me "C" kategori, dhe Të mos jetë i/e dënuar ose nën hetime
Dokumentet e kërkuara:
Kërkesa, CV-ja, Diploma , Referenca-Përvojë 1 (një) vit në punët relevante, Patentë Shoferi me kategori "C" kategori, Dëshmia nga Gjykatës që nuk është i dënuar ( më e re se 6 gjashtë muaj) dhe Letër Njoftimi.
Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësitë:
Sipas Urdhëresës së Punës drejton automjetin pa rimorkio dhe kujdeset për rregullsinë, higjienën dhe pastërtinë e tij;
Është përgjegjës për vozitje të sigurt dhe për kryerjen me kohë, efikase dhe kualitative të shërbimeve në bartjen e mbeturinave, larjen e rrugëve etj.;
Në rastet kur e kryen terrenin e caktuar angazhohet në pika (zona) tjera sipas urdhëresës së udhëheqësit-koordinatorit të autoparkut;
Para daljes në teren merr Urdhëresën e Punës në të cilën evidencon punët e kryera, vërejtjet mbi pengesat dhe defektet në automjet dhe të njëjtën e kthen te koordinatori i autoparkut;
Vendos (monton) letrën e re të Tahografit ndërsa letrën paraprake e kthen te udhëheqësi, brenda 12 orëve;
Vozitësi i cili e monton letrën e Tahografit ka obligim që në te të shënon: Emrin e tij, numrin e regjistrimit të automjetit, datën dhe kilometrazhin fillestare dhe përfundimtare;
Është i obliguar që në automjet të ketë mjetet e nevojshme të punës (lopatat, fshesat etj.), për ekipin e punëtorëve me të cilët punon,
Largon (bartë) shtazët e ngordhura dhe i evidenton në urdhëresën e punës;
Në rast nevoje ndërron gomat e automjetit në teren, apo në punëtorinë e mirëmbajtjes në bashkëpunim me gomisterin;
Është i obliguar që prishjet në automjet me kohë t'i lajmëron me shkrim te udhëheqësi i drejtpërdrejt dhe në punëtorinë e mirëmbajtjes;
Çdo sjellje të pandërgjegjshëm apo mungesë nga procesi i punës, të punëtorëve me të cilët punon, vozitësi është i obliguar ta paraqet te udhëheqësi i drejtpërdrejt brenda orarit të punës.
E njofton udhëheqësin për kontejnerët e dëmtuar dhe sipas kërkesës së tij, bënë bartjen e tyre në punëtorinë e mirëmbajtjes për riparim;
Është i obliguar që në Deponi të mbeturinave tu përmbahet rregullave dhe obligimeve të parapara në Iidhje me procesin e punës në Deponi;
Nëse automjeti me të cilin punon ndodhet në prishje apo jashtë planit momental për përdorim, është i obliguar që të drejton automjet tjetër;
Pas përfundimit të orarit të punës bënë pastrimin (Iarjen) e automjetit të punës dhe e parkon në vendin e caktuar; dhe
Kryen punë tjera sipas urdhëresës së udhëheqësit, nevojës së procesit të punës dhe interesit të ndërmarrjes;
Paga: Për të dyja pozitat përcaktohet nga Punëdhënësi në lartësinë e nivelit të vendit të punës.
Afati i paraqitjes së kërkesave për këtë pozitë është 15 ditë nga dita e pubhkimit, ( nga data 08.07.2022 e deri me datë 22.07.2022 ora 16:00).
Kërkesën me dokumentacione të kërkuara, kandidatet duhet t'i dorëzojnë në drejtorin e KRM."Çabrati" SH.A. në Gjakovë, Rr."MazIlom Lakuci" pn. (tek zyra e Menaxherit të Burimeve Njerëzore). Dokumentet pa afat dhe të pakompletuara nuk do të merren për bazë.
Pas kalimit të afatit të konkursit, kandidatet i nënshtrohen procedurës së testit dhe intervistës.