KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE "ÇABRATI" SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/212) dhe gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendeve të punës për periudhën e ardhshme një vjeçare, dhe Vendimit Nr. 53 i KE, me Nr. Protokolli 569 i datës 06.04.2022 të Kryeshefi Ekzekutiv, u vendos që me datë 07.04.2022 të shpallet :
Shpallet konkurs per poziten -INKASANTË
Konkurs publik Për këtë pozitë 1 /një/ INKASANTË me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi, por që 6/ gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese.
Kushtet: 1. Të posedojnë nivelin e shkollimit: Shkollë e Mesme, 2. Të ketë më së paku 1 (një) vit përvojë të punës relevante,
Kushtet e veçanta: 1. Të ketë njohuri profesionale ose të ngjashme, 2. Të mos jetë i dënuar apo nën hetime, 3. Të ketë aftësi të mira psikofizike për punë me ngarkesa dhe përballje me kushtet në terren që kërkon vendi i punës, 4. Preferohet posedimi i patentë shoferit me "B" kategori më së paku.
Dokumentet e kërkuara: Kërkesa, CV-ja, Diploma , Referenca e përvojës 1 (një) vit në punët relevante, Raport mjekësor se posedon aftësi të mira shëndetësore për pozitën që konkurron , Vërtetimin e Gjykatës që nuk është i/e dënuar ( më e re se gjatë muaj), preferohet të posedoj patentë shoferin me "B" kategori dhe Letër Njoftimi.
Detyrat e punës: - Përfaqësimi dinjitozë i Ndërmarrjes para konsumatorëve; - Dhënia e informatave të sakta lidhur me kohën e kryerjes së shërbimit në zona të
caktuara; - Të ketë aftësi komunikuese dhe sjellje të mira me konsumatorët; - Të mbajë evidencë me shkrim dhe të njoftojë mbikëqyrësin për çdo ndryshim eventual të amvisërive dhe bizneseve për zonën e caktuar të mbulueshmërisë së tij/saj, si dhe të bëjë kategorizimin e tyre; - Të lidhë kontrata mbi shërbimet me ekonomitë familjare (amvisëritë), si dhe të njoftojë
në kohë reale për hapjen e bizneseve të reja për zonën e caktuar të mbulueshmërisë së tij/saj; - Pranimi i faturave, shpërndarja e faturave tek konsumatorët, si dhe barazimi në baza
ditore sipas inkasimit;