KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE "ÇABRATI" SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/212), nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.7/2017, dhe Vendimin Nr.29/202 me Nr. Protokolli 316 i datës 24.02.2022, në përputhje edhe me Organogram dhe Rregulloren "Për Përshkrimin e Detyrave të Punës dhe Përgjegjësit në Punë", Nertit 5 të "Rregullores Për Pagat-" si dhe kompetencave të përcaktuara në Ligjin për Ndërmarrje Publike në fuqi, nenit 25 të Statutit të K.R.M. "Çabrati" Sh.A, Gjakovë, Kryeshefi Ekzekutiv me datë 25.02.2022, vendosi të shpallë:
KONKURS
Konkursi për pozitën Asistent/e Administrativ në Operativë
Pozita: ASISTENT/E ADMINISTRATIV NË OPERATIVË Numri 1 injë/ Kohëzgjatja: Kohë të caktuar I përgjigjet: Menaxherit të Operativës. Vendi: Gjakovë.
Detyrat dhe Përgjegjësit: Pranon shkresat hyrëse, vendimet e brendshme që i dërgohen Njësisë Operative dhe i evidenton në librin e protokollit dhe e përcjellë atë personave që iu dedikohet; E siguron dhe e furnizon materialin e nevojshem të zyrës; Kryen punët administrative dhe teknike për nevojat e Menaxherit dhe stafit në administratë; I thërret takimet punuese në bazë të urdhëresës së Menaxherit të Operativës; Kryen punët e nevojshme me kompjuter, telefon dhe E-mail; Pranon ankesat dhe vërejtjet e punëtorëve, i regjistron ato dhe i shpërndanë te udhëheqësi i njësisë përkatëse; Kujdeset për rregull dhe pastërti në zyrën e tij/saj; Përgjigjet për kryerjen e rregullt dhe me kohë të punëve dhe detyrave; Përmbush detyra tjera nga fusha e tij/saj e përgjegjësisë sipas kërkesave të Menaxherit të Operativës.
Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.