Në bazë të nenit 21 paragrafi 21.4 të Ligjit për Ndërmarrje Publike Nr.03/L-087, si dhe Plotësim Ndryshimi i Ligjit mbi NP Nr. 04/L-111 si dhe nenit 21, paragrafi 21.3 të Statutit të Ndërmarrjes, Bordi i Drejtorëve i KRM "Çabrati" Sh.A, në mbledhjen e mbajtur me 25.11.2021, vendosi që me datë 30.11.2021 të rishpallë këtë:
KONKURS
Pozita: Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit.
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve.
Vendi i Punës: KRM "Çabrati" Sh.A, Gjakovë.
Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.
Kohëzgjatja: Tri (3) vite, me mundësi vazhdimi.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: • Zyrtari Kryesor Financiar do të menaxhojë, nën udhëheqjen e Kryeshefit Ekzekutiv punët financiare të kompanisë, dhe duke marrë parasysh limitet e vëna nga Bordi i Drejtorëve do të ketë autoritetin për të lidhur kontratë për kompaninë në të gjitha transaksionet financiare dhe do të jetë përgjegjës për: • T'i mbajë llogaritë e kompanisë të azhumuara dhe të sakta; • Të ngrejë dhe të drejtojë të gjitha kontrollet e brendshme financiare, duke përfshirë blerjen, pranimin e parave dhe aseteve themelore; • Të monitorojë llogaritë e pagueshme dhe të koordinojë pagesën e faturave dhe blerjeve të veçanta; • Të shqyrtojë shpenzimet e punëtorëve për të siguruar përputhje me politikat korporative dhe buxhetin para se të paguajë; • Udhëheq dhe këshillon gjithë personelin varës për të siguruar rezultate efektive; • Shqyrton dhe aplikon ligjet dhe procedurat e ATK-së që rregullojnë çështjet tatimore dhe kujdeset për zbatimin me përpikëri të tyre; • Koordinon, kontakton dhe bashkëpunon në ofrimin e të gjitha llogarive dhe raporteve që kanë të bëjnë me ATK-në, dhe proceset e kontrollit që kryejnë institucionet tatimore; • Analizon klimën financiare dhe tendencat e biznesit për të ndihmuar drejtuesit e lartë në krijimin e planeve strategjike për të ardhmen;
NY . -PADA
Konkurs per poziten Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit
Glavni Sluzbenik za Finansije i Trezor