Në bazë të dispozitave të nenit 21, neni 25 paragrafi 25.2 pika h) të Ligjit nr. 03/L- 087 për
Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/15 qershor 2008),
respektivisht nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për
Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012), Komisioni i
Auditimit i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati” Sh.A, në Gjakovë, në mbledhjen e
mbajtur më datë: 20.10.2020, mori vendim që të shpall:
K O N K U R S
Konkurs për Auditor të brendshëm
Deklarata nën betim për auditor të brendshëm
Konkurs za Unutrasnji revizor
Aplikacioni për punësim në KRM "Cabrati" Sh.A.
Pozita: Auditor i Brendshëm.
I përgjigjet: Komisionit të Auditimit.
Vendi: Gjakovë.
Detyrat dhe Përgjegjësit:
- Udhëheqjen, menaxhimin dhe organizimin e brendshëm të Zyrës së Auditimit;
- Përpilimi i procedurave te auditimit, gjegjësisht planit të auditimit të brendshëm për të
gjitha transaksionet e NP, komfor objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe
procedurave të NP, të bazuara në Ligjin e aplikueshëm;
- Auditimi i planeve investive dhe financiare të NP, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit
vjetor;
- Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe
deklaratat financiare që kërkohen me ligj;
- Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve të NP si dhe dhënia e
rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit;
- Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të
cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin nga NP, të gjitha Ligjeve të aplikueshme në
Kosovë gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe t’i siguroj Komisionit të Auditimit çfarëdo
vërejtje apo sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme;
- Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt të sistemeve dhe
procedurave të cilat kanë për qellim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP, duke
përfshirë dokumentacionin financiar mbahet në përputhje me standardet e kontabilitetit
dhe me Ligjin dhe që projekt deklaratat vjetore financiare të përgatiten ne mënyrë të
rregullt;
- Analiza e sistemeve dhe proceseve të biznesit dhe kontrolleve të ndërlidhura me to;
- Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të
përcaktuar nga Komisioni i Auditimit;
Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Komisioni i Auditimit dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me
integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 të Ligjit nr. 03/L-087
1
për Ndërmarrjet Publike të plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe
Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe po ashtu secili kandidatë duhet të
përmbushë të gjitha kushtet e pavarësisë ashtu sikurse parashihet në nenin 17.2 (d), (f), (j), (k),
(l) të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike të plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-
111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.
Përveç këtyre kushteve të përgjithshme kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të
veçanta:
- Të ketë Diplomë universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike,
kontabilitet apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet;
- Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale në lëmitë e Auditimit të Brendshëm,
Kontrollёs sё Brendshme dhe/apo Financave dhe Kontabilitetit;
- Të jetë i certifikuar si auditor i brendshëm nga institucionet e licencuara në vend ose
jashtë tij;
Njohurit dhe shkathtësitë profesionale
- Njohuritë e qasjeve moderne në planifikim dhe kontrollё;
- Njohuri e Ligjeve, Rregulloreve dhe Udhёzimeve Administrative të aplikueshme;
- Shkathtësi të komunikimit, planifikimit të punës dhe udhëheqjes të aktiviteteve tё
auditmit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe
- këshillave profesionale;
- Shkathtësi organizative nё pёrcjelljen e zbatimit tё rekomandimeve me qёllim tё
realizimit tё tyre nё kohё;
- Shkathtësi kompjuterikë në programet kompjuterike, Micr. Word, Excel dhe Acces;
- Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme.
Kandidati/ja duhet t’i dorëzojë këto dëshmi:
- Aplikacionin,
- CV-në,
- Dëshminë e shkollimit
- Dëshminë për përvojën e punës,
- Certifikatën për Auditor të Brendshëm,
- Referencat, si dhe certifikatat tjera profesionale,
- Letër Motivimin,
- Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 3 muaj),
- Kopja e dokumentit të identifikimit.
Dokumentet e kompletuara dorëzohen tek Sekretaria e Kompanisë në zarf të mbyllur me shënim:
Për pozitën: Auditor i Brendshëm i KRM “Çabrati” Sh.A.
Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të
afatit për aplikim. Komisioni i Auditimit e mban të drejtën e formimit të listës së ngushtë me
aplikantët.
Konkursi është i hapur nga data 30 tetor 2020 – 30 nëntor 2020, ora 16:00.