• Shqip (SH)
  • Serbian (SR)
  • English (UK)

Kompania Regjionale e Mabeturinave Çabrati Gjakovë

  • Početna
  • Najave
  • O Nama
    • Istorija
    • Organizacija
  • Dokumenti
  • Aktivnosti
    • Foto
  • Nabavka
  • Kontakt
  • Traži

Konkurs për Koordinator për Depo

Objavljeno 22 maj 2019

 

Nr. 4/2019

 

KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE “ÇABRATI” SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/212) dhe gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendeve të punës për periudhën e ardhshme një vjeçare, Kryeshefi Ekzekutiv me datë 15.05.2019 vendosi që me datë 22.05.2019 të  shpallë :

 

K o n k u r s  p u b l i k

 

Për këto pozita si vijon:

 

I .   1 /një/ KOORDINATOR  PËR DEPO kohë të caktuar ( me kohëzgjatje 1 /një/    

       vjeçare), me mundësi vazhdimi.

 

 

Kushtet:                                

Të posedojnë fakultetin Ekonomik apo Juridik, të ketë më së paku 6 (gjashtë) muaj përvojë të punës relevante, të ketë aftësi të mira fizike për punë me ngarkesa dhe përballje me kushtet në terren që kërkon vendi i punës, preferohet posedimi i patentë shoferit me “B” kategori më së paku, të mos jetë i dënuar apo nën hetime .

 

Kushtet e veçanta:         

Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës,  puna kryhet me  ngarkesa shtesë të detyrave të punës dhe në vende të ndryshme varësisht nga nevoja e punëdhënësit dhe mundësi të ndërrimit të vendit të punës për pozitë ekuivalente. Punëtori 6 /gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese, dhe varësisht nga performanca e tij do t’i vazhdohet apo do t’i ndërpritet kontrata e punës.

 

Dokumentet e kërkuara:  

Kërkesa, CV-ja, Diploma , Referenca e përvojës 6 (gjashtë)  muaj në punët relevante, të posedoj patentë shoferin me “B” kategori së paku, Raport mjekësor se posedon  aftësi të mira shëndetësore për pozitën që konkurron , Vërtetimin e Gjykatës që nuk është i dënuar   ( më e re se gjatë muaj) dhe Letër Njoftimi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Detyrat e punës: 

 

-        Koordinon dhe përgjigjet për punët dhe mjetet e besuara në Depo,

-        Kujdesi për pranimin dhe deponimin dhe përgjegjësia materiale dhe penale për materialin, mjetet dhe me të gjitha gjërat tjera me të cilat është i ngarkuar në depo,

-        Përgjegjësia për përcjelljen e rezervave në depo, dhe porositja me kohë e materialit , mjeteve etj.,

-        Kujdesi deponimi me rregullt i mallit në depo,

-        para pranimit vërteton sasinë dhe cilësinë e mallit të pranuar, e në rast të mallit jo në rregull apo dyshimeve në sasi dhe cilësi menjëherë për këtë informon udhëheqësin e drejtpërdrejt,

-        Kujdesi për ngarkime dhe shkarkime të  mallrave për nevojat e depos,

-        Planifikimet e rezervave në depo,

-        Koordinimi me përgjegjësit e sektorëve lidhur me stoqet në depo,

-        Kryerja e punëve tjera të ngjashme sipas urdhëresave të  eprorit të drejtpërdrejt apo KE-iv.

 

II.    1.  /një/ ZYRTARE ADMINISTRATIVE NË ARKIV kohë të caktuar ( me kohëzgjatje

        1 /një/ vjeçare), me mundësi vazhdimi.

 

Kushtet:                               

Të posedojnë shkollim të mesëm, të ketë më së paku 1 (një)  vit përvojë të punës për pozitë relevante, të ketë aftësi të mira fizike për punë me ngarkesa, të ketë njohur të punës me Kompjuter, të mos jetë i dënuar apo nën hetime .

 

Kushtet e veçanta:         

Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës,  puna kryhet me  ngarkesa shtesë të detyrave të punës dhe në vende të ndryshme varësisht nga nevoja e punëdhënësit dhe mundësi të ndërrimit të vendit të punës për pozitë ekuivalente. Punëtori 6 /gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese, dhe varësisht nga performanca e tij/saj do t’i vazhdohet apo do t’i ndërpritet kontrata e punës.

 

Dokumentet e kërkuara:  

Kërkesa, CV-ja, Diploma , Referenca e përvojës 1 (një) vjeçare  në punët relevante, të posedoj raport mjekësor se ka  aftësi të mira për punë për pozitën që konkurron, Certifikatë mbi njohurit e punës me kompjuter, Vërtetimin e Gjykatës që nuk është i dënuar   ( më e re se gjatë muaj) dhe Letër Njoftimi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Detyrat e punës: 

 

-        Përgjigjet për punët me dokumente dhe mjetet e besuara në Arkiv,

-        Kujdesi për pranimin dhe Arkivimin  dhe përgjegjësia për dokumentet e dhëna të kompanisë nga sektorët e ndryshëm për arkivim,

-        Kujdesi për dorëzimin e dokumenteve arkivore sipas kërkesave të sektorëve, sipas urdhëresave të eprorëve apo organeve zyrtare me apo pa  miratim të eprorit në rastet e lejuara me ligj.

-        Obligimi për evidentimin, skanimin dhe regjistrimin në regjistrin arkivor të dokumentacionit të kompanisë,

-        Të kryej punët e arkivimit në formë kompjuterike pa apo me program,  me skaner, fotokopjime etj.

-        Kryen punë dhe detyra të punës ekuivalente me këtë pozitë në vende tjera të punës sipas nevoje dhe urdhëresës së eprorit,,

-        Kryen edhe punë tjera të kësaj natyre sipas urdhrit të eprorit të drejtpërdrejt, personi që e cakton ai apo Kryeshefi Ekzekutiv.

-        Kryerja e punëve tjera të ngjashme sipas urdhëresave të  eprorit të drejtpërdrejt apo KE-iv.

 

 

Afati i paraqitjes së kërkesave  për të dy pozitat është 15 ditë nga dita e publikimit, ( nga data 22.05.2019 e deri me datë 06.06.2019 ora 16:00).

 

Kërkesën  me dokumentacionin e kërkuara, kandidatet duhet t’i dorëzojnë në drejtorin e KRM.”Çabrati” SH.A. në Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn. (tek sekretaria- Udh. Burimeve Njerëzore). Dokumentet pa afat dhe të  pakompletuara nuk do të merren për bazë.

Pas kalimit të afatit të konkursit, kandidatet i nënshtrohen procedurës së të testit  dhe intervistës.

 

 

Konkursi Draft_Vendimi _Konkurset_Zyrtar_t_Lart_pr_Depo.pdf

  • Lajmërime
  • Konkurs për Koordinator për Depo

Dokumente

  • Vendimi per tarifat e grubullimit te mbeturinave me nr.35609 - 2026
  • Plani i Biznesit për vitin 2026
  • Raporti vjetor Janar-Dhjetor 2024
  • Rregullore për Inkasantë dt. 25.03.2025
  • Plani i Biznesit 2025
  • STATUTI I SHOQËRISË AKSIONARE -KRM CABRATI dt. 08.10.2024
  • Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Raporti i Auditorit te pavarur dhe pasqyrat financiare më dhe për vitin e mbyllur më 31.12.2023
  • Raporti Vjetor Janar-Dhjetor 2023
  • Planifikimi Prokurimit per vitin 2024

Arkiv

  • decembar, 2017
  • novembar, 2017
  • maj, 2017
  • april, 2017
  • mart, 2017
  • januar, 2017
  • avgust, 2016
  • jul, 2016
  • april, 2016
  • februar, 2016

Vegëza

  • Webmail Cabrati
  • GPS Login
  • Webmail
  • Gjakova Komuna

Lajmet e Fundit

  • Aplikacion për Punësim
  • Konkurs - Zyrtar/e për arkivim
  • Njoftim me Ftesë për test me shkrim për pozitën - Inkasantë
  • (Përmirësuar) Njoftimi për përzgjedhje per pozitën Shofer i katergorisë C
  • Njoftimi për përzgjedhje për pozitën 4 Punëtor Fizik
  • Rishpallje e konkursit për Inkasant
  • Anulimin i kunkursit për poziten Inkasant

 

Copyright © KRM Cabrati 2026 All rights reserved. Custom Design by Youjoomla.com
Lajmërime