DETYRAT E PUNËS PËR POZITËN: KONTROLL E BRENDSHE NË OPERATIV
- sigurimi i monitorimit dhe verifikimi sistematik dhe me urdhëresë i gjendjes në terrene, evidentimi i konsumatorëve dhe saktësia e të dhënave me gjendjen faktike, dhe komunikimi me konsumator rreth shërbimeve në tërë regjionin që mbulon kompania;
- ushtron kontrollim sistematik dhe me urdhëresë, të terreneve për vërtetimin e shkaqeve pse konsumatorët nuk janë të përfshirë në shërbime, pse kanë ndërpre shërbimin dhe bënë raport të saktë me shkrim të gjendjes të cilin e dorëzon tek eprorët;
- ushtron kontroll në terrenet me shkallë të ulet apo jo të kënaqshëm të inkasimit duke hulumtuar shkaqet e kësaj gjendje dhe raporton tek eproret, dhe angazhohet në zgjerimin e shërbimeve në zonat rurale dhe terrene ekzistuese me përqindje të dobët të inkasimit;
- verifikimi dhe sigurimi se a janë duke u kryer shërbimet me kohë, sasi dhe cilësi sipas minimumit të standardeve të përcaktuar me normativ dhe planin operativ, dhe raporton me shkrim;
- kontrollimi i ekipeve në terren mbi kryerjen e detyrave sipas akteve normative, dhe raportimi me shkrim;
- realizimi i kontrollit, zbulimi i zonave problematike dhe rasteve të keqpërdorimit të shërbimit nga ekipet që kryejnë shërbimin apo edhe të inkasantit, si dhe veprimeve të konsumatorëve pandërgjegjshëm që kanë të bëjnë me shërbimin;
- sigurimi i provave dhe fakteve dhe informacioneve, aty për aty nëse vërejnë keqpërdorime nga inkasantët apo punëtoret e operatives dhe konsumatorët e pandërgjegjshëm, që janë në kundërshtim me aktet normative të kompanisë,rregulloret e komunës apo ligjit mbi mbeturinat, dhe dorëzimi i tyre tek eprorët;
- përpilimi i raporteve dhe analizave të vazhdueshme ditore, mujore dhe vjetore të kontrolleve;
- vetëdijesimi i popullatës-identifikimi i shkelësve, dhënia e vërejtjeve dhe bashkëveprimi me inspektoratin komunal për ndëshkim me gjobë mandatore, dhe
- kryen edhe detyrat tjera të punës të cilat (më tutje) mund të jenë të përshkruara dhe bashkangjitura brenda afatit të kontratës së punës nga ana e punëdhënësi.