KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE “ÇABRATI” SH. A. GJAKOVË, sipas Aktvendimit Nr. 182 të datës 02.03.2017 të KE-ve, me datë 07.03.2017 publikon:
K o n k u r s
p ë r p u n ë s i m:
Vendi Punës: ZYRTAR PROKURIMIT
Numri: 1 /një /
Afati: Kohë të caktuar për 1 / një/ vite, me mundësi vazhdimi
Kushtet: - Të posedojnë Diplomë universitare, Drejtimi- fakulteti Ekonomik 4 vjeçar
apo 3+2 Sistemi i Bolonjës,
- Të posedoi Licencë të prokurimit
- Të ketë së paku 3 / tre/ vite përvojë të punës në drejtimin përkatës apo si ekonomist.,
- Të posedoi aftësi kompjuterike dhe njohje të mirë në Word dhe Excel,
- Preferohet të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze,
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe punës në grup,
- Të mos jetë i dënuar apo nën hetime.
Dokumentet e kërkuara: 1. Kërkesa me CV-në, 2. Diploma, 3. Licenca, 4 Referenca mbi përvojën e
punës,5. Kopja e L.NJ, 6. Certifikata tjera mbi aftësitë kompjuterike dhe
njohjes së gjuhës angleze, dhe 7. Dëshmia nga Gjykata se nuk është
dënuar apo nën hetime.
Detyrat:
- kryen, planifikon, organizon dhe koordinon të gjitha punët e prokurimit për nevojat e kompanisë,
- përpilon dokumentacioni n dhe përgjigjet lidhur me gjitha punët dhe procedurat e prokurimit komfor ligjeve ne fuqi
- mban dhe sistemon dokumentacionin e prokurimeve të kompanisë,
- Përpilon, plane dhe raporte të prokurimit për nevojat e kompanisë dhe organeve përgjegjëse për raportim,
- Këshillon dhe udhëzon stafin e ndërmarrjes lidhur me procedurat dhe rregullat normative të prokurimit në fuqi, dhe
- kryen edhe të gjitha punët që kanë të bëjnë me prokurim dhe punët tjera të cilat ja cakton Krye Shefi Ekzekutiv apo personi që e cakton ai.
Kushtet e veçanta: Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës, puna kryhet me ngarkesë të detyrave
shtesë dhe në vende të ndryshme varësisht nga nevoja e punëdhënësit, për
punën e vetë i përgjigjet KSHE-iv, dhe paga do të përcaktohet nga KSHE-iv me
pëlqimin e BD-ve dhe do të jetë në pajtim me politikat dhe aktet normative në fuqi
të punëdhënësit..
Kandidatet e interesuar kërkesën me dokumentacion mbështetës të kërkuar, duhet ta dorëzojnë në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të konkursit në drejtorin e KRM ”Çabrati” SH. A. në Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn. (tek Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore- Zyra Nr. 7). Kërkesat e kandidatëve që nuk kanë dokumentacion të kompletuar sipas kritereve të konkursit nuk do të do të merren për bazë.