KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE “ÇABRATI” SH. A. GJAKOVË, sipas Aktvendimit Nr. 182 të datës 02.03.2017 të KE-ve, me datë 07.03.2017 publikon:
K o n k u r s
p ë r p u n ë s i m:
Vendi Punës: MENAXHER I SHITJES
Numri: 1 /një /
Afati: Kohë të caktuar për 1 /një/ viti, me mundësi vazhdimi
Kushtet: - Të posedojnë Diplomë universitare, Drejtimi- fakulteti Ekonomik 4 vjeçar
apo 3+2 Sistemi i Bolonjës,
- Të ketë së 3 / tre/ vjet përvojë të punës në drejtimin përkatës apo si ekonomist.,
- Të posedoi aftësi kompjuterike dhe njohje të mirë në Word dhe Excel.
- Preferohet të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze,
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe punës në grup, dhe
- Të mos jetë i dënuar apo nën hetime.
Dokumentet e kërkuara: 1. Kërkesa me CV-në, 2. Diploma, 3. Referenca mbi përvojën e punës,
4. Kopja e L.NJ, 5. Certifikata tjera mbi aftësitë kompjuterike dhe njohjes së
gjuhës angleze, dhe 6. Dëshmia nga Gjykata se nuk është dënuar apo nën
hetime.
Detyrat:
- përgjegjësia dhe kujdesi për pranim e shënimeve nga palët e interesuara, inkasantët , dhe njësit tjera në lidhje me e kontratat e shërbimeve me konsumator dhe futja e tyre në kompjuter për faturim ,
- përgjegjësia dhe kujdesi për faturimin e shërbimeve me kompjuter, dhe punët tjera lidhur me faturim
- përgjegjësi për përcjelljen e punës efikase të inkasntëve në detyrë ( zonat e inkasimit) , me qëllim të rritjes së shkalles së inkasimit,
- përgjegjësia për pranimin, shqyrtimin dhe zgjidhja e reklamacioneve, ankesave të palëve, parashtresave të shfrytëzuesve të shërbimeve, në bashkëpunim me eprorin e tij,
- përgjegjësia për mbajtjen data bazës, librave të faturave, kontratave shërbimit, dhe tërë dokumentacionit tjetër të sektorit,
- përgjegjësia për dërgimin me kohë të faturave tek arka për dorëzim Inkasantëve për inkasim në amvisëri, konsumatorëve tjerë (Biznese e Institucione),
- përgjegjësia për përgatitjen e materialit- faturave të pa inkasuara për padi,
- përgatitjen e strategjive, projekteve e planeve zhvillimore dhe planeve tjera në shërbim, me qëllim të rritjes shkallës së faturimit dhe inkasimit, duke zgjeruar zonat e ofrimit të shërbimeve në pjesët urbane e me theks të veçantë në zonat rurale,
- në bashkëpunim me eprorin përpiloni raporte të punës së shërbimit për marrëdhënie me konsumator për nevojat e kompanisë dhe autoriteteve tjera,
- kryen edhe punë tjera sipas urdhrit të eprorit të drejtpërdrejt apo Kryeshefi Ekzekutiv
Kushtet e veçanta: Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës, puna kryhet me ngarkesë të detyrave
shtesë dhe në vende të ndryshme varësisht nga nevoja e punëdhënësit, për
punën e vetë i përgjigjet KSHE-iv, dhe paga do të përcaktohet nga KSHE-iv me
pëlqimin e BD-ve dhe do të jetë në pajtim me politikat dhe aktet normative në fuqi
të punëdhënësit..
Kandidatet e interesuar kërkesën me dokumentacion mbështetës të kërkuar, duhet ta dorëzojnë në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të konkursit në drejtorin e KRM ”Çabrati” SH. A. në Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn. (tek Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore- Zyra Nr. 7). Kërkesat e kandidatëve që nuk kanë dokumentacion të kompletuar sipas kritereve të konkursit nuk do të do të merren për bazë.
konkursi i plotë këtu