Vendi Punës: SHOFER
Numri: 1 /një /
Afati: Kohë të caktuar për 3 /tre/ muaj me mundësi vazhdimi
Kushtet: - Të posedojnë më së paku shkollim fillor,
- Të posedoj patentë shoferin me “C1E” kategori,
- Preferohet të ketë më së paku 3 vite përvojë të punës si shofer,
Dokumentet e kërkuara: 1. Kërkesa, 2. Diploma, 3. Patenta shoferi me “C1E” Kategori, 4. Referenca
e përvojës në punë.
Detyrat:
- ngarkesa me automjet kamion me rimorkio mbi 10 ton dhe pajisje tjera përcjellëse, dhe ngasja e tij,
- ngarkesa shkarkimi i rregullt me karburante, vajra etj.,
- ngasja e të gjitha automjeteve për punë të natyrës publike të veprimtarisë së punëdhënësit dhe mirëmbajtja e automjetit,
- arsyetimi i kilometrazhit,
- kujdesi për regjistrimin e automjetit,
- përgjegjësia për gjendjen teknikisht në rregull të automjetit,
- paraqitja e defekteve të cilat nuk mund ti eliminoj vetë,
- parkimi i automjetit në vendin e caktuar nga udhëheqësi,
- varësisht nga rezultati apo mos rezultati i punës, mundet të transferohet nga shoferi me “C1E” kategori në shofer në automjete tjera të kompanisë ,
- kryen edhe punë tjera sipas urdhrit të eprorit të drejtpërdrejt.
Kushtet e veçanta: Të ketë aftësi të mira psikofizike të punës, puna kryhet me ngarkesë të detyrave
shtesë dhe në vende të ndryshme varësisht nga nevoja e punëdhënësit.
Kandidatet e interesuar kërkesën me dokumentacion mbështetës të kërkuar, duhet ta dorëzojnë në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të konkursit në drejtorin e KRM ”Çabrati” SH. A. në Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn. (tek Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore- Zyra Nr.7). Kërkesat e kandidatëve që nuk kanë dokumentacion të kompletuar sipas kritereve të konkursit nuk do të do të merren për bazë.
Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore
Nehar Gërqari