Në bazë të Ligjit NR.03/L-212, Nenit 7 dhe Nenit 8 të këtij Ligji, Kryeshefja Ekzekutive hap konkurs publik lidhur me pozitën Asistent/e Ekzekutive ( AE).
Adresa: “Mazllom Llakuci” Gjakovë
50000 Gjakovë , Kosovë
Pozita: Asistent/e Ekzekutive (AE)
Kohëzgjatja: Një vit me tre muaj periudhë provuese dhe mundësi vazhdimi për periudhë më të gjatë kohore
Detyrat Kyçe:
- Komunikimi i vazhdueshëm me klientë;
- Monitorimi i tenderëve vendorë për shërbime publike, pranimi i dokumentacionit tenderues dhe draftimi i propozimeve për shërbime për klientë varësisht nga nevoja dhe kërkesa e tyre;
- Përfaqesimi i KRM “Çabrati” ne nivele dhe rangje te ndryshme;
- Monitorim në përgatitje, nënshkrim, protokolim, regjistrim, arkivim, mirëmbajtje dhe shpërndarje të korrespondencës relevante komunikuese me klientë (kontrata, fatura, ftesa, vlerësime, lista apo dokumenta tjere relevant);
- Prezantimi i shërbimeve te ndërmarrjes për të gjithe klientët e saj;
- Përkthimi i dokumenteve të ndryshme nga gjuha Angleze ne gjuhen Shqipe dhe anasjelltas sipas nevojës dhe mbajtja e korrespondencës me partnerë ndërkombëtar;
- Mirëpritja e partnerëve në zyre dhe ofrimi i informatave relevante që ata kërkojnë;
- Përgatitja e raporteve, shkresave, emailave informues ne emër të KRM “Çabrati”, varësisht nga detyrat e deleguara
- Koordinimi i aktiviteteve me zyrtarët tjerë relevant.
Kërkesat profesionale / kualifikimet
Eksperienca e vazhdueshme relevante; njohje të mirë të Gjuhës Angleze; aftësi të mira prezantuese dhe komunikuese në të folur dhe në të shkruar; njohje të mirë të Microsoft Office dhe aftësi të mira për menaxhimin e kohës dhe aktiviteteve.Përgatitja Universitare është e mirëseardhur.
Te gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kriteret e lartëcekura luten që CV-të e tyre së bashku me një letër motivuese ti dërgojnë në e-mailin: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. më së largu deri me datën 10/12/2015 në ora 12:00. Informata më të hollësishme lidhur me KRM “Çabrati” dhe fushëveprimtarinë e saj mund të gjeni në ueb faqën tonë.
Vetëm kandidatët të cilët përzgjedhen në listë të shkurtër, do të ftohen për intervistë.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, duke filluar nga dita e publikimit deri më datë10.12.2015