Ndërmarrja publike KRM Çabrati njofton opinionin e gjërë se është duke u përballur me pengim në kryerje të detyrave dhe punëve të saj, nga personi Fisnik Bakija dhe një grup njerëzish, të cilët kanë uzurpuar pronën, objektin tregun e bylmetit. Këta persona nuk kanë kontratë as leje nga kompania Çabrati. Kompania i është drejtuar organeve kompetente për marrjen e masave për lirimin e objektit.