Komisioni Komunal i Aksionarëve i Ndërmarrjes Publike K.R.M "Çabrati" Sh.A. Gjakovë, në mbështetje të nenit 16 dhe 17 të Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 dhe Ligjin Nr. 05/L-009, në mbledhjen e mbajtur me datën 26.01.2023 shpall këtë:
KONKURS
Për Drejtorët të Bordit të Ndërmarrjes Publike Lokale K.R.M "Çabrati" Sh.A. Gjakovë
Komuna e Gjakovës - KONKURS për Drejtorët e Bordit të Ndërmarrjes Publike Lokale K.R.M - Çabrati Sh.A. Gjakovë.pdf
KUALIFIKIMET DHE PËRGATITJA PROFESIONALE
- Të jetë person që ka integritet, të mos ketë çfarëdo shkelje fiduciare ndaj personave tjerë fizik
dhe juridik;
Të ketë përgatitje superiore;
Të ketë se paku pesë (5) vjet përvojë punë në nivel të larte të menaxhimit — në fushën e administrimit të biznesit, të financave kooperative, të menaxhimit të thesarit, të bankave, konsulent në biznes ose industri, ose nga fushat e tjera të shkencave, të ketë qenë kontabilist publik, jurist ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër, i cili ndërlidhet ngushtë më veprimtaritë afarist të NP-së.
KUSHTET
Kandidatët kanë të drejtë të zgjedhën në bordet e NPL-së nëse:
Nuk kanë qenë të dënuar nga ndonjë gjykatë kompetente;
- Nuk kanë shkelur Kodin e Etikes apo standardet e sjelljes profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga gjykata ose nga ndonjë organ tjetër i ankesave;
- Nuk ka bërë përgënjeshtrimin e materialit nën çfarëdo dëshmie nën betim, nuk ka genë në poste menaxheriale në ndonjë kompani që ka falimentuar në 10 vitet e fundit.
Kandidati nuk kualifikohet për drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Lokale, nëse:
- Aktualisht është zyrtar, ose menaxher i NP përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saj, ose ka shërbyer si zyrtar ose menaxher i NP përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj'brenda pesë (5) viteve të kaluara;
- Aktualisht është punonjës i nivelit të lartë i NP-së përkatëse, ose ka shërbyer si punonjës nivelit të lartë në NP-në përkatëse brenda tri (3) viteve të kaluara;
c, Aktualisht ka, ose gjatë tre vjetëve të kaluara ka pasur, çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimeve të NP-së) me NP-në perkatese ose cilëndo nga filialet e saj, qofte në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
- Është aksionar, drejtor, zyrtar ose punonjës x lartë në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me NP-në përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj;
- Pranon, ose ka pranuar brenda tre (3) vjeteve të kaluara, kompensim shtesë nga NP përkatëse ose cilado nga filialet e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimit stimulues të _përcaktuar në nenin 20.1, ose është anëtar në skemën pensionale të NP-së përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj;
- Mban drejtorësi të ndërsjellë ose ka lidhje të konsiderueshme me drejtorët e tjerë të NP-së përkatëse përmes përfshirjes në shoqëri tjera tregtare ose organe;
g• Përfaqëson nje aksionar i cili posedon dhjetë për qind (10%) të aksioneve votuese në NPne përkatëse;
- Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të NP-së përkatëse me shumë se nëntë (9) vjet nga data e zgjedhjes së parë të tij/saj ;
- Është i aferm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e "Interesit Financiar" në nenin 2 të këtij cilitdo person që i takon cilësdo nga
kategoritë më sipër përveç personit të përcaktuar në pikën (b); ose
j• Është punonjës, zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare të pa-listuar dhe që konkurron në Ndërmarrjen, ose (ii) menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili p6sedon më shumë se dy për qind (2%)të të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar ne, cilëndo nga shoqëritë tregtare të listuara që konkurrojne në Ndërmanjen; dhe
- Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit ka qene(i) zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarres në nje parti politike;
- Ka çfarëdo konflikti të interesave që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t' përmbushë detyrat e tij financiare ndaj Aksionarëve-dhe NP-së.
DOKOMENTET E KËRKUARA
CV;
- Letër motivuese;
- Deklaratë nën betim (formular që plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit);
Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHTI ose të këtë dëshmi që është në proces të nostrifikimit); Dëshmitë mbi përvojën e punës;
Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendirn të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore, jo më i vjetër se 6 muaj);
- Kopjen e letërnjoftimit ose pasaportës (si dëshmi e shtetësisë Kosovare).
Aplikuesi duhet të përgatitë deklaratën nën betim, në të cilën deklaron që ai/ajo i përmhush kuslitet e kualifikimit, pavarësinë dhe përgatitjen profesionale.
Çdo informatë e pavërtetë materiale, qoftë e qëllimshme, qoftë nga neglizhenca, do të rezultojë më diskualifikim të menjëhershëm.
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur në zyrën e Sekretarit në Ndërmarrjen Publike K.R.M "Çabrati" Sh.A. Gjakovë.
Vëmendje: Të gjitha dokumentacionet e dorëzuara në zarf të hapur nuk do të men-en në shqyrtim dhe do të konsiderohen të paviefshme.
Vërejtj e:
Dokumentacioni dorëzohet në kopje, origjinali mund të kerkohen gjatë intervistës. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret sipas këtij konkursi do të kualifikohen për fazat e mëtutj eshme.
Afati i aplikimit është i hapur 30 ditë kalendarike pas publikimit të shpalljes publike duke filluar nga data: 06.02.2023 deri më 07.03.2023.