KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE "ÇABRATI" SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/212), nenit 4 pika 6 dhe 7 të Udhëzimit Administrativ Nr.7/2017, Vendimin Nr. 169 me Nr. Protokolli 2253 të datës 01.11.2022 dhe gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendeve të punës, Kryeshefi Ekzekutiv vendosi që me datë 02.11.2022 të shpallë :
Konkurs të brendshëm publik
Për këtë pozitë
Konkurs - Menaxher i njësisë Operative
1 injë/ MENAXHER I NJËSISË OPERATIVE me kohë të caktuar (me kohëzgjatje 3/ tre/ vjeçare), me mundësi vazhdimi.
Kushtet e përgjithshme:
- Të posedojnë nivelin e edukimit Superior-Fakultet Teknik, Ekonomik, Menaxhment Biznesi Juridik ose relevant, 4 vjeçar ose Bechelor,
- Të ketë më së paku 3 (tre) vite përvojë të punës,
Kushtet e veçanta:
- Të ketë patentë shoferi me kategori B,
- Të ketë përvojën e punës në menaxhim,
- Të ketë njohuri të punës me kompjuter,
- Të ketë aftësi të mira organizative,
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi, dhe
- Të mos jetë i dënuar ose nën hetime.
Përshkrimi i detyrave të punës dhe përalealësitë:
- Përgjegjës për mbikëqyrje, menaxhim, koordinim dhe kontroll të shërbimeve të ofruara nga Njësia Operative sipas marrëveshjes dhe kontratave me klientë;
Përgjegjës për ofrim të shërbimeve të barabarta dhe jo diskriminuese për të gjithë, pa marrë parasysh, gjininë, etnitetin, racën apo idetë politike;
Përgjegjës për menaxhimin e operativës, krijon raportet dhe i përgjigjet drejtpërdrejtë Kryeshefit Ekzekutiv;
- Përcjellë planin operativ të grumbullimit të mbeturinave sipas orarit të planifikuar të Ndërmarrjes, planin e biznesit, aktivitetet ekonomike dhe financiare të njësisë operative;
- Përgjegjës për përcjelljen e Planit Strategjik dhe të Biznesit, për zhvillim korrekt dhe stabil të njësisë operative;
Organizon punën në njësinë operative dhe kryen shërbime të llojllojshme përbrenda njësisë, vazhdimisht me marrëdhënie funksionale me shërbime dhe sektorë tjera;
Delegon dhe përcjell detyra te koordinatorët, kryepunëtorët, por në të gjitha rrethanat ai/ajo është përgjegjës/e për zhvillimin korrekt dhe zbatimin e të gjitha aktiviteteve përbrenda njësisë operative, në kuadër të kompetencave të tij/saj;
Përgjegjës/e për përpilim dhe dorëzim të raporteve mbi ecurinë e punëve në njësinë operative;
Përgjegjës/e për transparencë të njësisë operative, ku parandalon dhe merr masa kundër korrupsionit dhe kundër keqpërdorimit të vlerave të kësaj njësie;
- Përgjegjës/e për organizimin e sistemit të komunikimit dhe marrëdhënieve me klientët. (Qëllimi i këtij sistemi është informimi i qytetarëve-klientëve për ofrimin e shërbimeve nga njësia operative);
Përgjegjës/e për dhënie të propozimeve për punësim dhe fletëparaqitjet për masa disiplinore ndaj personelit në varshmëri me qëllimet e Ndërmarrjes si dhe përfaqëson
njësinë operative në rastet para Komisionit Disiplinor, ose dërgon një përfaqësues; Përgjegjës/e për sigurim dhe mbrojtje të vlerave të të gjitha aseteve të cilat janë të dorëzuara njësisë operative;
Përgjegjës/e për ofrim kualitativ dhe të saktë të shërbirneve për të gjithë klientët;
- Kapacitet dhe dëshirë për të punuar me komunitetet multi-etnike;
Nënshkruan kërkesat e pushimeve vjetore të vartësve të tij/saj;
- Përmbush detyra tjera nga fusha e tij/saj e përgjegjësisë, sipas kërkesave të Udhëheqësit;
Paga: Përcaktohet nga Punëdhënësi në lartësinë e nivelit të vendit të punës.
Dokumentet e kërkuara që duhet dorëzuar:
Aplikacioni-Kërkesa, CV-ja, Diploma , Dëshmia e përvojës së punës, Patentë shoferi kategorisë B, Dëshmia mbi përvojën në menaxhim, Dëshmia e njohjes së punës me kompjuter, Dëshmia mbi aftësitë e mira organizative, Dëshmia mbi njohjen e gjuhëve të huaja (përparësi), Vërtetimin-Certifikata e Gjykatës që nuk është i dënuar ( më e re se 6 muaj) dhe Letër Njoftimi.
Afati i paraqitjes së kërkesave është 8 ditë nga dita e publikimit, ( nga data 02.11.2022 e deri me datë 09.11.2022, përfundimisht në ora 16:00).
Kërkesën me dokumentacionin e kërkuara, kandidatet duhet t'i dorëzojnë në drejtorin e KRM."Çabrati" SH.A. në Gjakovë, Rr."Mazilom Lakuci" pn. (tek menaxheri i Burimeve Njerëzore). Dokumentet pa afat dhe të pakompletuara nuk do të merren për bazë.
Pas kalimit të afatit të konkursit, kandidatet i nënshtrohen procedurës së testit dhe intervistës.