KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE "ÇABRATI" SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/212) dhe gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendeve të punës për periudhën e ardhshme një vjeçare, dhe Vendimit Nr. 68/2022 dhe nr. Protokolli 700 i datës 26.04.2022, Kryeshefi Ekzekutiv vendosi që me datë 27.04.2022 të Ri shpallet :
Konkurs publik Për këtë pozitë
Shpallet Konkurs për INKASANT
1 /një/ INKASANTË me kohë të caktuar, me mundësi vazhdimi, por që 6/ gjashtë/ muajt e parë do të jetë në punë provuese.
Kushtet:
- Të posedojnë nivelin e shkollimit: Shkollë e Mesme,
- Të ketë më së paku 1 (një) vit përvojë të punës relevante,
Kushtet e veçanta:
- Të ketë njohuri profesionale ose të ngjashme,
- Të mos jetë i dënuar apo nën hetime,
- Të ketë aftësi të mira psikofizike për punë me ngarkesa dhe përballje me kushtet në terren që kërkon vendi i punës,
- Preferohet posedimi i patentë shoferit me "B" kategori më së paku.
Dokumentet e kërkuara:
Kërkesa, CV-ja, Diploma , Referenca e përvojës 1 (një) vit në punët relevante, Raport mjekësor se posedon aftësi të mira shëndetësore për pozitën që konkurron , Vërtetimin e Gjykatës që nuk është i/e dënuar ( më e re se gjatë muaj), preferohet të posedoj patentë shoferin me "B" kategori dhe Letër Njoftimi.
Detyrat e punës:
Përfaqësimi dinjitozë i Ndërmarrjes para konsumatorëve;
Dhënia e inforrnatave të sakta lidhur me kohën e kryerjes së shërbimit në zona të caktuara;
Të ketë aftësi komunikuese dhe sjellje të mira me konsumatorët;
Të mbajë evidencë me shkrim dhe të njoftojë mbikëqyrësin për çdo ndryshim eventual të amvisërive dhe bizneseve për zonën e caktuar të mbulueshmërisë së tij/saj, si dhe të bëjë kategorizimin e tyre;
Të lidhë kontrata mbi shërbimet me ekonomitë familjare (amvisëritë), si dhe të njoftojë në kohë reale për hapjen e bizneseve të reja për zonën e caktuar të mbulueshmërisë së tij/saj;
Pranimi i faturave, shpërndarja e faturave tek konsumatorët, si dhe barazimi në baza ditore sipas inkasimit;
- Të dorëzojë raport të rregullt të punës në baza javore tek mbikëqyrësi i tyre;
- Të respektojë orarin e punës siç përcaktohet nga Ndërmarrja;
- Kryen edhe punë dhe detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Afati i paraqitjes së kërkesave për këtë pozitë është 15 ditë nga dita e publikimit, ( nga data 27.04.2022 e deri me datë 04.05.2022 ora 16:00).
Kërkesën me dokumentacione të kërkuara, kandidatet duhet t'i dorëzojnë në drejtorin e KRM."Çabrati" SH.A. në Gjakovë, Rr."Mazllom Lakuci" pn. (tek zyra e Menaxherit të Burimeve Njerëzore). Dokumentet pa afat dhe të pakompletuara nuk do të merren për bazë.
Pas kalimit të afatit të konkursit, kandidatet i nënshtrohen procedurës së testit dhe intervistës.