Kompania Rajonale e Mbeturinave “ÇABRATI”sh.a., njofton të gjitha bizneset që gjenden në rrugën kryesore “Gjergj Sokoli”,”Bardhyl Qaushi”, “Nëna Terezë” dhe “Skendërbeu”, duke filluar nga objekti i Zjarrëfikësve e deri tek Stacioni i Policisë, se nga data 08 Prill 2019 orari i mbrëmjës për grumbullimin e mbeturinave do të jetë nga ora 22:00.
Shitësit dhe pronarët e bizneseve duhet ti vendosin mbeturinat e tyre në qese të mbyllura, dhe ti lënë në vend të përshtatshëm para dyqaneve ne orën e caktuar.
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.