NJOFTIM
Kompania Regjionale për Mbeturina “ÇABRATI”, duke u bazuar në Ligjin për Ndërmarrje Publike Nr. 03 / L – 087, nenit 33, ( Auditim i i Jashtëm i Ndërmarrjeve Publike), i është nënshtruar procesit të Auditimit nga një auditor i pavarur, kompetent dhe i kualifikuar.
Raporti i auditorit ka dhëne opinion pozitiv. Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë që të sigurohen organet mbikqyrëse, menaxhuese dhe publiku i gjerë lidhur me një vlerësim të çertifikuar dhe profesional, në... lidhje me atë se a janë paraqitur pasqyrat financiare në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me parimet e kontabilitetit dhe gjendjen financiare, si dhe performancën në të gjitha aspektet
Në mënyrë që ky proces të jetë gjithpërfshirës dhe sa më efektivë, gjatë procesit të auditimit të jashtëm, të gjithë punonjësit, drejtorët, zyrtarët dhe kontraktorët e KRM “ÇABRATI”, kanë qenë në dispozicion të plotë në ofrimin e informacioneve, të dhënave dhe dokumentacioneve të kërkuara nga ana e Auditorit të Jashtëm. Për më shumë luteni që në dokumentin e bashkangjitur më poshtë të lexoni mendimin / opinionin e Auditorit të Jashtëm.
Me respekt,
Stafi KRM “ÇABRATI” sh.a.
GJAKOVË