Në mbështetje të vendimit paraprak të Komisionit Komunal të Aksionarëve të KRM “Çabrati”sh.a. me nr. 06-006-50746, i datës 27.12.2016. Si dhe vendimit të rregullt të KKA-së me.nr.protokolli 06/463/017756 i datës 06.04.2017 për dhënjen në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së KRM’ Çabrati”sh.a. në parcelen 177-1 ne zonen kadastrale Gjakovë/ Qytet.Rr.”Mazllum Lakuci”p.nr. ne siperfaqe prej të shfrytëzueshme prej 1,405 m², pas vendimit nga Bordi i Drejtorëve i KRM “Çabrati”sh.a. me .nr.protokolli 446, i datës 18.05.2017, Kompania publikon këtë ankand:
Publikon
Ankand Publik – Dhënia në shfrytëzim e hapsirës publike
Ftohen të gjithë personat fizik, personat juridik, ndërmarrjet vendore dhe të huaja, etj. që janë të interesuara për shfrytëzimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme të KRM “Çabrati” SH.A. Gjakovë në parcelën 177-1 ne zonen kadastrale Gjakovë/Qytet ne siperfaqen e shfrytëzueshme prej 1,405 m², që të aplikojnë në ankandin publik, duke rrespektuar kërkesat si më poshtë:
Ankandin e plotë mund ta gjeni këtu
Ftohen të gjithë personat fizik, personat juridik, ndërmarrjet vendore dhe të huaja, etj. që janë të interesuara për shfrytëzimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme të KRM “Çabrati” SH.A. Gjakovë në parcelën 177-1 ne zonen kadastrale Gjakovë/Qytet ne siperfaqen e shfrytëzueshme prej 1,405 m², që të aplikojnë në ankandin publik, duke rrespektuar kërkesat si më poshtë:
a) Lokacioni pronës që është objekt i dhënjes në shfrytëzim: - Dhënia në shfrytëzim afatshkurtër e pronës së paluajtshme të komunës në afat prej 8-10 vite; - Sipërfaqja tokësore e ofruar për shfrytëzim në ankand është 1,405 m²; që përfshien pjesën e cila do të shfrytëzohet sipas planit situacional si më poshtë: 1. Objekti“Tregu i Bylmetit” i mbyllur me sipërfaqe prej 379 m²; 2. Sipërfaqja e hapur (platoja dhe hapsira përkrah tregut bylmetit) me sipërfaqe prej 1,026 m²
b) Destinimi obligues: Sipërfaqja totale e cila do të jepet ne shfrytëzim ështe 1,405 m², në të cilën përfshihët hapsira e tregut të hapur dhe atij të mbyllur. Plan situacioni do të jetë dokument mbështetës për destinim.
i. Objekti i mbyllur me sipërfaqe prej 379 m²-të destinohet si treg i bylmetit; ii. Hapësira përkrah tregut të bylmetit me sipërfaqe prej 272 m²- të destinohet si treg i pemëve dhe perimeve; iii. Platoja me sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 754 m²- të destinohet si treg për promovimin e produkteve sezonale: lule, lloje dekorative, artizanale, tekstil, pjesë te ndryshme prodhuese etj.
2
c) Destinimi jo obligues - Bankomate, - Kabinë telefonike - WC-publike - Rampa - Kabinë e sigurimit objektit-hapsirave
d) Afati i dhënjes në shfrytëzim: - Dhënia në shfrytëzim afatshkurtë e pronës së paluajtshme të KRM “Çabrati” SH.A. Gjakovë, në afat: 8 deri në 10 vite; - Qeraja (renta) fillestare: 1.500 Euro/muaj. Vlerësohet çmimi më i favorshëm i ofruar.
e) Veprimtaria që do të ushtrohet: Funksionalizimi i Tregut të “Namazgjahut” - Tregut të Bylmetit dhe Tregut të hapur Lloji investimit: • Investimi në Funksionalizimin e objektit të mbyllur “Tregu i Bylmetit”; • Investimi në Tezga/Shtande për nevoja të funksionalizimit të tregut të hapur; • Operacionalizimi i pajisjeve ekzistuese (montimi) dhe investimi në pajisje shtesë sipas nevojës së aplikuesit; • Sigurimi i sistemit të menagjimit të mbeturinave sipas standarteve dhe ligjit për mbrojtjen e ambientit;
f) Oferta duhet të përmbajë: • Planin e Biznesit, i cili duhet të përfshiej Planin Investiv dhe projektin e detajuar, afatet kohore të kohëzgjatjes së investimeve; • Plani Teknik, i cili duhet të përfshiej Planin dinamik operacional, (sipas destinimit) dhe CV-ja e stafit dhe numri i punëtorëve që do të angazhohen.
g) Dokumentacioni shtesë: - Deklarata nën betim; - Certifikata e regjistrimit të biznesit, (duke përfshirë numrin fiskal); - Çertifikata e TVSH-së; - Një vërtetim nga administrata Tatimore e vendit tuaj të themelimit se ju nuk jeni me vonesë për pagimin e tatimeve për tremujorin e fundit para dorëzimit të ofertës; - Vërtetimin e Gjykatës Themelore – departamenti për ceshtje Ekonomike, Prishtine, - Vërtetim mbi kryerjen e obligimeve ndaj kompanise per grumbullimin e mbeturinave; - Lista e referencave (e preferuar); - Dëshma financiare (p.sh. Deklarata nga banka, kapitali vetanak) me të cilën tregohet se qarkullimi dy vitet e fundit ka qenë së paku 50.000,00€; - Nëse ofertuesit janë më shumë se dy partner, të prezantohet marrëveshja e partneritetit dhe mënyra e bashkëpunimit në investimin e planifikuar sipas biznes planit; - Çertifikatë që nuk jeni nën hetime apo i denuar – për titullarin e personit juridik dhe personat fizik; - Fotokopja e letërnjoftimit të aplikuesit.
h) Nënkontraktimi
3
E drejta e shfrytëzimit nuk lejohet të bartet tek pala e tretë.
i) Afati i fundit për aplikim: Afati aplikimit është 30 ditë duke filluar nga shpallja e Ankandit Publik me datë 26.05.2017. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave, përfshier Biznes Planin dhe Planin Dinamik, do të jetë më datën 26.06.2017, në orën 14:00.
j) Data, koha dhe vendi i hapjes së ofertave: Hapja e ofertave do të bëhet nga Komisioni për dhënien në shfrytëzim të pronës së kompanisë në prezencë të ofertuesve më datën 26.06.2017 në orën 15:00. Hapja e ofertave bëhet në zyrën e drejtorisë së KRM “Çabrati”sh.a.Gjakovë.Rr. “Mazllum Lakuci” p.nr.
k) Numrat kontaktues, email adresat për informacionet shtesë: Personat kontaktues: Ilirjana Efendija, Bleta Këpuska email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.,This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.; tel.0390/321- 588 (zyre), nga ora 08.00 – 16.00.
Informatat tjera shtesë dhe vizitat për shiqimin e lokacionit mund të bëhen gjatë gjithë periudhës së Ankandit Publik (30 ditë) duke iu referuar zyrës së Drejtorisë së KRM “Çabrati”sh.a.Gjakovë.
Ofertat në pliko të mbyllura duhet të dorëzohen në zyrën e Drejtorisë së KRM “Çabrati” në Gjakovë në tri kopje (1 origjinal dhe 2 kopje).
Të gjitha të drejtat dhe obligimet që dalin nga ky Ankand Publik përcaktohen me kontratë në mes të KRM “Çabrati”sh.a.Gjakovë , dhe fituesit të ankandit publik.
Gjakovë, 26.05.2017