KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE “ÇABRATI” SH. A. GJAKOVË, sipas nevojave dhe kërkesës së departamentit Operativës për angazhim shtesë për punë sezonale pranverore e verore dhe plotësim të punëve të punëtorëve në mungesë (për shkak shfrytëzimeve të pushimeve vjetore) dhe me miratim të KSHE-ve, me datë 21.04.2017 publikon në tabela të shpalljeve dhe faqen e ndërmarrjes këtë :
SH P A LL J E P U B L I K E
për punësim me kontratë në vepër:
Vendi Punës: PUNËTOR FIZIK
Numri: 4 /katër /
Afati: Kohë të caktuar për 2 / dy/ muaj, me mundësi vazhdimi
Kushtet- Dokumentet: - Të posedojnë aftësi fizike dhe shëndetësore për punë me
ngarkesë fizike, përshtatshmëri për punë në ambiente të jashtme dhe zbatim të urdhëresave të punës;
- Të kryen të gjitha llojet e punëve fizike në terren, vende dhe të gjitha llojet e punëve fizike që ja përcakton punëdhënësi;
- Duhet të posedoi letër njoftim dhe të ketë të hapur llogari rrjedhëse në njërën nga bankat komerciale.
Detyrat:
- Kryen punët e ngarkimit dhe shkarkimit të bërllokut dhe mbeturinave tjera në/nga automjete speciale dhe traktor, kontejner etj., shtëpi në shtëpi në territorin e Komunës së Gjakovës dhe jashtë ,
- Kryen punët e pastrimit, larjes dhe spërkatjen e sipërfaqeve publike, rrugëve dhe shesheve, pastrimit të lumenjve, parqeve, pastrimin e puseve dhe pusetave të kanalizimeve fekale dhe atmosferike,
- Kryen edhe të gjitha punët tjera të natyrës së ngjashme të cilat përcaktohen nga udhëheqësit e tij të drejtpërdrejt, apo veprimtaria e ndërmarrjes të rangut të njëjtë të kategorizuar dhe sistemuar si vend i ngjashëm i punës.
Kushtet e veçanta: Preferohet posedimi i diplomës mbi kryerjen e shkollës fillore .
Paga: Do të përcaktohet nga punëdhënësi, me kontratë pas përzgjedhjes.
Kandidatet e interesuar kërkesën me dokumentacion mbështetës të kërkuar, duhet ta dorëzojnë në afat prej 8 /tetë/ ditësh nga dita e publikimit të konkursit në drejtorin e KRM ”Çabrati” SH. A. në Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn. (tek Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore- Zyra Nr. 7). Kërkesat e kandidatëve që nuk kanë dokumentacion të kompletuar sipas kritereve të konkursit nuk do të do të merren për bazë.
Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore
Nehar Gërqari