Nga: KOMISIONI KOMUNAL I AKSIONARËVE
Për: Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “ÇABRATI: SH.A Gjakovë
Gjakovë: 01.02.2017
Komisioni Komunal i Aksionarëve me kërkesën e vetë të datës 01.02.2017, komfor nenit 16 dhe 17 të Ligjit nr. 03/L-087 “Për Ndërmarrjet Publike” të datës 13 Qershor 2008, RI- SHPALLË:
KONKURS
për zgjedhjen:
Pozita:Anëtarë i Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “ÇABRATI” SH.A Gjakovë
Mandati: Deri më 24 Dhjetor 2017. Mandati i pushon së bashku me Anëtarët e Bordit të zgjedhur me 26.12.2014.
Anëtari i Bordit të Drejtorëve duhet të jetë ekspert apo së paku të ketë njohuri adekuate në kontabilitet, financa, menaxhment, administrim biznesi .
Për shkak të plotësimit të pozitës vakant të njërit të Anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Çabrati” Sh.A. Gjakovë, Komisioni Komunal i Akcionarëve ri- shpall konkursë për Një Anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike. Ndërmarrja ofron shërbime për grumbullimin, transportimin dhe heqjen e mbeturinave në rajonin e Gjakovës.
Anëtarë e Bordit të Drejtorëve të NP, do ti përgjigjen Komisionit Komunal të Aksionarëve mbi bazat e raportimit të rezultateve për çdo vit financiarë.
Funksionet kryesore të Anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të NP janë:
a) Respektoi statutin dhe ligjet dhe aktet nënligjore të Kompanisë, dhe të zbatojnë vendimet e aksionarëve;
b) Definojë strategjinë e Kompanisë, të aprovoi planin vjetorë afarist dhe buxhetin vjetor të përgatitur nga Shefi Ekzekutiv në bazë të udhëzimeve strategjike të Bordit të Drejtorëve;
c) Siguroi që bilanci i gjendjes dhe pasqyrat financiare të Kompanisë janë të përgatitura dhe t`i dorëzojë ato në Mbledhjen e Përgjithshme të aksionarëve për aprovim përfundimtarë, bashkë me një propozim për ndarjen e investimeve;
d) Siguroi që Librat e kompanisë, duke përfshirë edhe regjistrat financiare, janë në pajtim me standardet e zbatueshme kontabël dhe me ligje;
e) Sigurojë që auditimi i librave dhe regjistrave të bëhet së paku një herë në vit nga ana e auditorit të pavarur, dhe të dorëzohet raporti i auditimit në Mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve si dhe t`i vendoset në dispozicion secilit drejtor dhe zyrtar të kompanisë:
f) Të bëhen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose shpalosjet e nevojshme te autoritetet e duhura siç mund të kërkohet me ligj dhe me akte nënligjore të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” Sh.A., dhe të sigurohet që Kompania i zbaton ligjet e zbatueshme dhe standardet e kontabilitetit:
g) Të hartohet një raport vjetorë, në fund të secilit vit biznesor, mbi menaxhimin e kompanisë, pasuritë e Kompanisë, gjendjen financiare të Kompanisë dhe politikat afariste të Kompanisë i nënshkruar nga kryetari i Bordit dhe nga më së paku një drejtor tjetër dhe tu shpërndahet të gjithë drejtorëve, zyrtarëve dhe aksionarëve:
h) Të përgatitet plani afatgjatë strategjik dhe i investimeve si dhe plani financiar i Kompanisë dhe t`i dorëzohet bashkë me raportin vjetorë në mbledhjen e përgjithshme të aksionarëve:
i) Të ketë autoritetin për të krijuar komisione që përbëhen nga individët të cilët janë apo nuk janë duke shërbyer në bordin e drejtorëve, për ta caktuar anëtarin e tyre dhe për të deleguar autoritetin te ato komisione:
j) Të caktojë, heq, angazhojë dhe largojë zyrtarët e kompanisë, të përcaktoi kompensime për zyrtarët, monitorojë punët e tyre, dhe të lëshojë instruksione: dhe
k) Të autorizojë zyrtarë dhe personelin e kompanisë për të hyrë në marrëveshje me palët e treta në emër të kompanisë, dhe të vendosë limitet e autoritetit nënshkrues për ata zyrtarë dhe atë personel.
Kjo pozitë kërkon që personi të ketë vendosmëri, ambicie dhe shkathtësi mbikëqyrëse. Prandaj është paraparë që kandidati i suksesshëm për pozitën e Anëtarit të Bordit të NP, duhet të plotësoi kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe përshtatshmërisë profesionale si vijon:
> Duhet të ketë integritet të njohur,duke marrë parasysh , ndër tjera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mundë të ketë bërë ky person ndaj cilit do person tjetër.
> Të ketë së paku pesë (5) vite përvojën nivel të lartë të menaxhmentit- në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim të thesarit , banka, konsulentë në biznes dhe industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarin e NP: ose për së paku pesë (5) vite të ketë qenë kontabilist publik, apo anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarin afariste të ndërmarrjes.
> Çdo person i cili aplikon për pozitën eanëtarit të bordit të drejtorit duhet të japi një deklaratë nën betim në të cilën deklaron se ai/ ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe ato të përshtatshmërisë profesionale sipas paragrafit 1-3 të nenit 17 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike.
Kandidatët për Anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “ÇABRATI” SH.A , i nënshtrohen procesit të intervistimit.
Ju mund të merrni nga një kopje të përshkrimit ( kushteve të kualifikimit, pavarësisë dhe përshtatshmërisë profesionale) për ketë pozitë duke kontaktuar Sekretarin e KRM”ÇABRATI” SH.A. Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn. Ju lutemi dorëzoni dokumentacionet e kompletuara të cilat duhet të përfshijnë letrën përcjellëse, biografin tuaj(CV-në), kopjen e diplomave përkatëse, referencat dhe deklaratën nën betim se jeni të njoftuar me kushtet për këtë pozitë, gjitha këto tek:
Sekretari i KRM”ÇABRATI” SH.A. Gjakovë, Rr.”Mazllom Lakuci” pn., me titull “Për Komisionin Komunal të Aksionarëve”.
Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë pas RI- SHPALLJES është deri me datë 17.02.2017 ora 16:00.
Kandidatët që kanë aplikuar në konkursin paraprak, duhet të riaplikojnë sërish, por nuk kanë nevojë që ti sjellin dokumentacionin pasi ai gjendet në kompani.
Aplikacionet e arritura pas afatit dhe të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të merren në shqyrtim nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve