Në bazë të nenit 17 pika 1 dhe 2 , si dhe nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrje Publike Nr. 03/L-087, dhe Vendimit nga takimi i rregullt i datës 29.01.2016 , Bordi i Drejtorëve i NPL-e Kompanisë Regjionale Mbeturinave “Çabrati” SH.A. Gjakovë, vendosi që me datë 08.02.2016 i të shpall :
K O N K U R S
Pozita: Zyrtar për Auditim të Brendshëm Vendi: Gjakovë
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Udhëheqjen, menaxhimin dhe organizimin e brendshëm të Zyrës së Auditimit;
- Përpilimi i procedurave te auditimit, gjegjësisht planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transaksionet e NP, komfor objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të NP, të bazuara në Ligjin e aplikueshëm;
- Auditimi i planeve investive dhe financiare të NP, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor;
- Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe
deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkohen me ligj;
- Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve të NP si dhe dhënia e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit;
- Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin nga NP, të gjitha Ligjeve të aplikueshme në Kosovë gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe t’i siguroj Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje apo sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme;
- Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qellim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP, duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahet në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me Ligjin dhe që projekt deklaratat vjetore financiare të përgatiten ne mënyrë të rregullt; - Analiza e sistemeve dhe proceseve të biznesit dhe kontrolleve të ndërlidhura me to;
- Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga Komitetit i Auditimit;
- Përmbush çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ana e Komisionit të Auditimit.
Kualifikimi dhe aftësitë:
-Fakulteti Ekonomik, apo Administrim Biznesi;
-Të ketë 3 /tre/ vite përvojë të punës nga lënia e Audimit apo financave ,kontabilitetit dhe sistemit të kontrolleve të brendshme,
- Të posedoj aftësi analitike dhe vemendje per detaje, analize te risqeve
- Te kete aftesi menaxhuese dhe organizative ,
- Preferohet të jetë i certifikuar si auditor, dhe
- Mos të jetë nën hetime për vepër penale.
Procedura e aplikimit:
Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
- CV-ja (Biografia),
- Diplomën e fakultetit – kopje,
- Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet;
- Dëshmi mbi përvojën e punës;
- Kopja e letër njoftimit,
- Letër motivuese
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se 3 muaj.
Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.
Dorëzimi i aplikacionit bëhet në Zyrën e KRM. “Çabrati” SH.A. Gjakovë, në zarf të mbyllur. Afati i dorëzimit është 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit, dhe përfundon në ora 16.00 të datës 22.02.2016. Aplikacionet pa dokumente komplete nuk do të merren për bazë. Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim, ndërsa NP. mban të drejtën e formimit të listës së shkurtër me aplikant.
- Zyrtar për Auditim të Brendshëm