Në bazë të nenit 17 pika 1 dhe 2 , si dhe nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrje Publike Nr.03/L-087, Bordi i Drejtorëve i NPL-e Kompanisë Regjionale Mbeturinave “Çabrati” SH.A. Gjakovë në mbledhjen e mbajtur me datë 31.01.2015, vendosi që me datë 10.02.2015 të shpall ketë:
K O N K U R S
Pozita: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit
Vendi: Gjakovë
Detyrat dhe përgjegjësit kryesore:
- Ne pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, dhe vendimeve të Bordit të Drejtorëve e të cilat nuk janë
kompetencë e Bordit menaxhon biznesin detyrat dhe organizimin e ndërmarrjes ne lemine e financave;
- Administron veprimet (operacionet)ditore, javore, mujore e vjetore ne Financa dhe Thesar;
- Udhëzon dhe kontrollon përgatitjen e raporteve financiare interne dhe ato eksterne qe rrjedhin nga sektori i
financave;
- Organizon dhe kontrollon zbatimin e rregullores ne kontabilitet dhe rregulloreve te tjera si dhe udhezimet
interne dhe eksterne qe kane te bejne me sektorin e financave;
- Aprovon te gjitha dokumentacionet financiare te përgatitura(likuiduara) nga personi përgjegjës ne perputhje
me kompetencat qe i epen;
- Azhurnon manualin e kontabilitetit sipas nevojës duke plotësuar me kërkesa te tjera për kontim;
- Kontrollon nivelin e te hyrave dhe te dalave dhe jep sugjerime sektorëve te divizionit te financave dhe
sektorëve te tjera ne kuadër te NP për mangëshmëri ne procesin e te hyrave dhe te dalave;
- Azhurnon procedurat ekzistuese dhe shkruan procedura te reja varësisht nga nevoja;
- Bashkëpunon me sektorët e tjere per sigurimin e azhurnietetit dhe saktësisë se dokumenteve financiare;
- Është pjesëmarrës aktiv gjate auditimit qe kryejnë auditorët e brendshme apo te jashtëm;
- Merr pjese aktive ne përpilimin e llogarive periodike dhe përfundimtare;
- Kujdeset për zbatimin e planit unik te kontabilitetit dhe jep udhëzime për ndryshim dhe plotësim te planit
kontabël ne përputhje me Standardet Ndërkombëtare te Kontabilitetit;
Kualifikimi dhe aftësitë:
-Fakulteti Ekonomik, Administrim biznesi, 4 vjeçar si apo me Sistem të Bolonjes 3+2,
-Të jetë ekspert në kontabilitet, të ketë 3 vite përvojë pune në profesion dhe
-Të mos jetë nën hetime për vepër penale.
Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.
Procedura e aplikimit:
Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
- CV-ja (Biografia),
- Diploma e fakultetit- kopje
- Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet;
- Dëshmi mbi përvojën e punës;
- Kopja e letër njoftimit,
- Letër motivimi,
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se 3 muaj.
Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim, ndërsa NP. mban të drejtën e formimit të listës së shkurtër me aplikant.
Dorëzimi i aplikacionit bëhet në Zyrat e KRM. “Çabrati” SH.A. Gjakovë, në zarf të mbyllur. Afati i dorëzimit është 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit, dhe përfundon në ora 16.00 të datës 25.02.2015.