KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE "ÇABRATI" SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/ 212) dhe gjendjes momentale dhe nevojave të kompanisë për plotësim të vendeve të punës për periudhën e ardhshme një vjeçare, dhe Vendimit të KE-iv me Nr. 156 me nr. Prot. 2045 i datës 03.10.2022, u vendos që me datë 04.10.2022 të shpallët ky :
Konkurs publik
Konkurs për Axhustator/ Saldues
Për këto pozitë:
I.1 /një/ AXHUSTATOR/ SALDUES, me kohë të caktuar me mundësi vazhdimi, por që 6/ gjashtë/ muajt e parë kandidati i përzgjedhur do të jetë në punë provuese.
Kushtet e përgjithshme:
- Të posedojë nivelin e shkollimit: Shkollë e Mesme,
- Të ketë më së paku 1 (një) vit përvojë të punës,
Kushtet e veçanta:
- Të ketë njohuri nga profesioni,
- Të mos jetë i/e dënuar ose nën hetime,
Dokumentet e kërkuara:
Kërkesa, CV-ja, Diploma , Referenca e përvojës 1 (një) vit në punët relevante, Dëshmi mbi njohurit në profesion, Dëshmia nga Gjykata që nuk është i/e dënuar ( më e re se gjatë muaj), dhe Letër Njoftimi.
Detyrat e punës:
Bënë saldimin e mjeteve të transportit, gdhendjen, prerjen e materialeve të hekurta; Riparimin e të gjitha aseteve të kompanisë nga fusha e saldimit;
Bënë riparimih-saldimin e të gjitha llojeve të kontejnerëve.
- Përgjegjës për mbajtjen e pastërtisë së Punëtorisë ku punon;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të tjera në Punëtori;
Përgjegjës për obligimet nga detyrat e dhëna dhe kontrata e punës.
Kryen dhe pune tjera sipas urdhërave të përgjegjësit në fushën e saldimit;
Përmbushë detyra tjera nga zona e tij e përgjegjësisë sipas kërkesave të udhëheqësit dhe nevojës së procesit të punës dhe interesit të Ndërmarrjes;
Paga: Për këtë pozitë përcaktohet nga Punëdhënësi në lartësinë e nivelit të vendit të punës.
Afati i paraqitjes së kërkesave për këtë pozitë është 15 ditë nga dita e publikimit, ( nga data 04.10.2022 e deri me datë 18.10.2022 ora 16:00).
Kërkesën me dokumentacione të kërkuara, kandidatet duhet t'i dorëzojnë në drejtorin e KRM."Çabrati" SH.A. në Gjakovë, Rr."Mazllom Lakuci" pn. (tek zyra e Menaxherit të Burimeve Njerëzore). Dokumentet pa afat dhe të pakompletuara nuk do të merren për bazë.
Pas kalimit të afatit të konkursit, kandidatet i nënshtrohen procedurës së testit dhe intervistës.