Në bazë të nenit 17.1 dhe 17.2 dhe nenit 21 të "Ligjit për Ndërmarrje Publike" (Ligji Nr. 03/L-087) i Ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111, Bordi i Drejtorëve i NPL-e Kompanisë Regjionale Mbeturinave "Çabrati" SH.A. Gjakovë në mbledhjen e mbajtur me datë 27.06.2022 rrie Vendimin Nr. Protokolli 1187 , vendosi që me datë 01.07.2022 të shpall ketë:
KONKURS
Pozita e punës: Këshilltar-e i/e Përgjithshëm-e/ Sekretar/e Korporativ/e
Mandati: 3 /tre/ vjeçar
Konkursi Shqip
Konkurs Srbski
Detyrat dhe përgiegiësit:
- Mbikëqyrë punët e Sektorit Administrativ;
- Merrë pjesë në krijimin e politikes afariste nga Iëmia e Sektorit Administrativ;
Koordinon punët me shërbimet tjera në kuadër të Kompanisë;
- Përpilon plane mujore dhe vjetore të punëve dhe detyrave të shërbimit;
- Merrë pjesë në punën e Menaxhmentit;
- Jepë këshilla juridike punëtorëvë të Kompanisë;
- Bënë interpretimin dhe sqarimin e dispozitave e akteve normative dhe ligjeve tjera në fuqi lidhur me realizimin e administrimit;
- Mirëmbanë regjistrin e aksionarëve;
- Të veprojë si agjent i kompanisë për pranimin e njoftimeve;
bëjë të gjitha skedimet, publikimet dhe/ose shpalosjet e nevojshme te autoritetet e duhura ashtu siç mund të kërkohet me ligj dhe me statut;
- Të mbikëqyrë mirëmbajtjen e duhur dhe azhurnimin e rregullt të uebsajtit;
Të koordinohet me Kryeshefin Ekzekutiv në përgatitjen e dokumenteve për mbledhjet e Bordit të Drejtorëve;
- Do të mbajë procesverbalin e çdo mbledhjeje të Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit (nëse nuk është udhëzuar ndryshe nga kryetari i tyre) dhe t'i regjistrojë ato në librin e procesverbalit;
- Si dhe detyrat tjera të cilat (mëtutje) mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të punës ose të caktuara nga punëdhënësi;
Kushtet e përgiithshme:
- Të posedoj përgatitje superiore Fakultetin Juridik, 4 vjeçar, apo me Sistemin e Bolonjes 3+2, - Të posedoj përvojë pune së paku 5 vite në profesion .
Kushtet e veçanta:
të ketë integritet të lartë moral e profesional.
gradimet tjera profesionale do të kenë prioritet.
të ketë aftësi organizative.
njohuri të punës me kompjuter.
njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.
të ketë shkathtësi në të shkruar dhe aftësi komunikimi në të folur.
të mos jetë i/e dënuar ose nën hetime.
Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim, ndërsa NP
mban të drejtën e formimit të listës së shkurtër me aplikant.
Lartësia e pagesë për pozitën e shpallur do të caktohet në harmoni me politikat e NP.
Procedura e aplikimit:
Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
- CV-ja (Biografia),Diploma e fakultetit- kopje,; Dëshmi mbi përvojën e punës; Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet-gradimet (do të kenë prioritet); Dëshmia e njohjes së punës me kompjuter, Dëshmia e njohjes së gjuhëve të huaja (përparësi); Kopja e letër njoftimit, Letër motivimi, dhe Deklarata nën betim mbi plotësimin e kushteve e kualifikimit sipas Nenit 17.1 (iI) dhe ka plotësuar kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), dhe( k) (i) dhe (iii) Ligjit për ndërmarrjet Publike, si dhe Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se 6 muaj.
Kandidatet e interesuar për punësim mund të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Zyrat e KRM. "Çabrati" SH.A. Gjakovë, Rr."Mazilom Lakuci" Pn. 50000 Gjakovë, në "ZARF TË MBYLLUR" me mbishkrim " Për BORDIN E DREJTORVE të KRM ."ÇABRATI" SH.A. Gjakovë" dhe Emrin e Mbiemrin dhe gjeneralët e aplikuesit. Afati i fundit për aplikim është 30 ditë nga dita e publikimit, përfundimisht deri me deri me 30..07.2022 në orën 16:00.