KOMPANIA RAJONALE E MBETURINAVE "ÇABRATI" SH.A. GJAKOVË, duke u bazuar nenin 7 dhe 8 të Ligjit të Punës (Ligji Nr. 03L/212), nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.7/2017, dhe Vendimin Nr.49/2021 me Nr. Protokolli 759 i datës 05.05.2021, në përputhje edhe me Organogram dhe Rregulloren "Për Përshkrimin e Detyrave të Punës dhe Përgjegjësit në Punë", Nenit 5 të "Rregullores Për Pagat" si dhe kompetencave të përcaktuara në Ligjin për Ndërmarrje Publike në fuqi, nenit 25 të Statutit të K.R.M. "Çabrati" Sh.A, Gjakovë, Kryeshefi Ekzekutiv me datë 19.01.2022, vendosi të shpallë:
KONKURS
Pozita: Kontroll e Brendshme-Kontrollor
Numri : 1 /një/
Kohëzgjatja: Kohë të caktuar
I përgjigjet: Koordinatorit për Faturim dhe Inkasim dhe Menaxherit të Operativës.
Vendi: Gjakovë.
Detyrat dhe Përgjegjësit: Siguron kualitetin e shërbimit dhe korrektësinë e punëtorëve duke monitoruar gjithë aktivitetet e njësisë konform me planet e sektorit; Implementon kontrollin ditor bazuar në detyrat e caktuara nga udhëheqësi; Identifikon parregullsitë dhe merr masat e nevojshme për mënjanimin e tyre; Të hartojë dhe zbatojë strategjinë/ planin e kontrollimit; Të zbatojë metodat e avancuara të detektimit të keqpërdorimeve eventuale dhe të denoncon me shkrim dhe në mënyrë profesionale, çdo keqpërdorim apo parregullsi që dëmton interesin dhe imazhin e Ndërmarrjes; - Të mbajë ditarin e punës në të cilin evidenton, inspektimet, vërejtjet dhe veprimet e ndërmarra dhe të bënë përpunimin analitik të të dhënave, të cilat mund të shërbejnë si dëshmi materiale në raste të keqpërdorimeve eventuale; Dorëzimi dhe zhvillimi i raporteve lidhur me çështjet e kontrollës; - Çdo detyrë në lidhje me terren, pika të zeza dhe inspektim te hedhjeve te mbeturinave bëhet nën monitorimin e Menaxherit Operativ; - Përmbush detyra tjera nga fusha e tij/saj e përgjegjësisë sipas kërkesave të Udhëheqësit;
Paga: Në pajtim me politikën e kompensimit të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.